"Ledi V" kerkese te dyte gjykates per 90 dite ulje denimi
U kap me droge perballe shkolles se mesme "Qemal Stafa", ne lokalin ku ajo punonte. Pas denimit nga Gjykata e Tiranes, i drejtohet serish kesaj te fundit, kesaj radhe me nje kerkese per ulje denimi. Kerkesa mban numrin 1542 dhe dje eshte hedhur shorti nga gjykata, ku i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Artan Broci. Vojsava Meta ose Ledi V, emrin e se ciles mori edhe operacioni i policise kryeqytetase, u denua nga Gjykata e Tiranes me 7 vjet heqje lirie per vepren penale te posedimit te droges. Ne mars te ketij vitit Presidenti i fali asaj, nje vit ulje denimi. Disa muaj me pare Meta kerkonte nje te treten e uljes se denimit nga ana e gjykates, kerkesa e se ciles nuk u pranua. Por serish ajo i eshte drejtuar gjykates ku edhe i kerkon ulje denimi me 90 dite. Kerkesa e depozituar nga ana e te denuares do te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim nga ana e gjyqtarit Broci, i cili do te vendose nese do ta pranoje ate, po do ta rrezoje.