"Qafe Gjashta" dosja hidhet ne shortin elektronik
Dosja me 11 te pandehur te akuzuar per ngjarjen e 4 marsit te vitit 1997 ne "Qafe Gjashte", te Sarandes do te gjykohet nga ana e gjyqtarit Fran Prendi. Dje eshte hedhur shorti elektronik ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku i ka rene per shqyrtim gjyqtarit Predi. Ai do te caktoje nje date per nisjen e ketij procesi. Te pandehurit e ketij procesi jane Vladimir Sinani, vellai i tij, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Leonard Theodhori, Alqi Paguni. Ndersa do te procedohet ne mungese Eduart Cipa, i cili eshte shpallur ne kerkim nga autoritet policore. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" te shtetasit Gjergj Mehmeti si dhe te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" e mbetur ne tentative ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit dhe "armembajtje pa leje". Prokuroria do te sjelle per te dhene deklarimet 67 deshmitare, ku njeri prej tyre do te jete Agim Shehu ish zv/ministri i Brendshem.