Ledi Çurçill, gruaja që marrosi Britaninë
Baronë, kontë, madje edhe një princ që më pas u bë mbret... Ajo pati më shumë se 200 dashnorë, disa prej të cilëve më të rinj se i biri. Tepër e bukur, me sy të qelibartë, flokë kafe të errët, me gjinj të hedhur dhe një dëshirë të papërmbajtshme për të shijuar jetën, Xheni Xherom ushtronte ndaj meshkujve joshje të parezistueshme. Edhe Princi i moshuar i Uellsit, ai që më pas do të bëhej Mbreti Eduardi III, u marros pas saj, ndërkohë që gruaja zor t‘i zhgënjente gjithë këto kërkesa.
Gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Eduardit, në vitin 1902, u ul në një lozhë të posaçme, e cila njihej ndryshe si "lozha e shthurur", bashkë me një duzinë dashnoresh të tjera të pjesëtarëve të familjes mbretërore.
Xheni, nëna amerikane e Uinston Çërçillit, qe shumë ndryshe nga i biri, i cili përgjatë gjithë jetës iu përkushtua tërësisht një gruaje: bashkëshortes së tij Klemit. Dhe është pikërisht kontrasti mes karaktereve që e bën lidhjen nënë-bir kaq të pazakontë - lidhje që është bërë subjekt i dokumentarit "Ledi e zjarrtë", i saposhfaqur në televizionin britanik, "Channel 4".
Jeta e saj është shumë larg të zakonshmes. Ka shumë të ngjarë ta ketë zanafillën nga një indian Amerike, që kishte përdhunuar një grua të bardhë. Lindi në Itali, në një familje mjaft të çlirët nga pikëpamja seksuale dhe u pagëzua me emrin e një këngëtareje shumë të njohur, që ka të ngjarë të ketë qenë e dashura e babait të saj. Ka të ngjarë që të ketë qenë shtatzënë me Uinston Çurçillin në çastin kur mbërriti në Angli, për t‘u martuar me të atin e Kryeministrit të ardhshëm, lordin Randolf Henri Spenser Çurçill. Kur lordi vdiq, me sa duket nga sifilizi, dy bashkëshortët e saj të ardhshëm qenë më shumë se 20 vjet më të rinj nga ajo, duke i krijuar reputacionin si mendjelehtë e mendjemadhe.
Pavarësisht problemeve të vazhdueshme ekonomike, shpenzonte tej mase dhe sillej nëpër Londër me veshjet më të shtrenjta parisiene, organizonte ballot më luksoze dhe njihej edhe për një tatuazh mjaft provokues (një gjarpër) në kyçin e dorës. Kudo shkonte, vihej në qendër të thashethemeve.
Xheni Xherom lindi në Nju Jork në vitin 1954 dhe u pagëzua me emrin e këngëtares së operës, Xheni Lind. I ati, Leonard Xherom, kishte qenë aksioner në ndërtimin e hekurudhave. Por kur ky treg u rrënua, humbi gjithçka dhe deklaroi falimentimin. Mirëpo nuk qëndroi gjatë në këtë gjendje dhe tregoi një talent të ri: nisi të shiste aksione të marra hua, me shpresën se mund t‘i blinte nën vlerën e mëparshme. Ishte operacion po aq i paqartë, sa ç‘është edhe sot dhe mësohet se Xheromi i manipulonte çmimet në favorin e vet, duke përhapur thashetheme përmes gazetave. Dhe ia doli mjaft mirë. Shpejt u bë sërish milioner.
Xheni përfitoi nga gjithë kjo pasuri. Bashkë me dy motrat, Klara dhe Leoni, mësuan të ishin zonjusha të shtresës së lartë, ndërkohë që prindërit organizonin festa, ku një shatërvan hidhte lart shampanjë të vërtetë. Dimëronin në Manhatan dhe veronin në Njuport të Konektikatit, ku fqinjë kishin veç miliarderë të tjerë. Leonardi bleu një jaht të madh dhe ndërtoi një teatër privat operash ku këndonin dashnoret e tij artiste. Më pas u bë zotërues i një gazete me shumë influencë dhe shumë aktiv në politikë.
Por ulje-ngritjet e tij financiare, për të mos përmendur dashnoret e panumërta, e bënë të padurueshme jetën për Klarën, e cila në vitin 1867 u vendos në Paris bashkë me të bijat. Xheni, atëherë 15 vjeçe, u magjeps nga dekadenca bohemiane e qytetit. Më pas qe historia ajo që i mori në dorë jetët e familjes. Në vitin 1870, Franca u pushtua nga Gjermania dhe familja u zhvendos në Angli, ku Xheni 19-vjeçare njohu lord Randolf Çurçillin, biri i dytë 23-vjeçar i dukës së Marlboros.
Të bukur e arrogantë, që të dy bënin një jetë plot shpenzime e teprime, siç vërente Kryeministri i atëhershëm britanik: pa moral e pa parime. Xheni dhe Randolfi, që pak kohë më pas do sillnin në jetë Uinston Çurçillin, ranë në dashuri me shikim të parë. Por hasën kundërshtime të forta nga familja e djalit, deri në çastin kur i ati i Xhenit i garantoi një prikë prej 250 mijë dollarësh. Çifti i ri udhëtoi aq shpesh drejt Parisit para martesës, sa janë të mëdha gjasat që shtetari i ardhshëm të jetë ngjizur në një hotel të njohur të kryeqytetit francez. Çifti u martua në ambasadën britanike në Paris, ndërsa Uinstoni erdhi në jetë tetë muaj më pas, në pallatin Blenhein në Oksford.
Duket se deri pas martese nuk e kishte parë kurrë pallatin, i cili qe në gjendje të rrënuar. Muret e 200 dhomave të tij qenë të veshura me vepra mjeshtërish të mëdhenj, por shumë prej tyre qenë të destinuara për t‘u shitur në mbulim të shpenzimeve të fryra të familjes. Shpesh e mbetur vetëm nën shoqërinë e vjehrrës, për shkak të impenjimeve parlamentare të bashkëshortit, Xheni u mërzit shpejt nga martesa. Randolfi qe i paqëndrueshëm dhe i rrëmbyer e pavarësisht gjendjes financiare, shpenzonte me të dyja duart.
Nisi të mos e pëlqente jetën e Oborrit dhe tregonte pak interes ndaj të birit, i cili u rrit më së shumti nën kujdesin e dados. Nisën të dilnin shumë fjalë për raporte me burra të tjerë, madje atësia e birit të dytë, Xhon, vihet fort në dyshim. Mbi të gjitha kalonte gjithnjë e më pak kohë me të shoqin, i cili, sipas thashethemeve, në gjendje të dehur takohej me disa prostituta të dorës së fundit, prej të cilave edhe u sëmur nga sifilizi.
Por, pavarësisht gjithçkaje, martesa mbijetoi. Xheni e zhvendosi familjen në një shtëpi të re në Londër, e cila për kureshtjen e të gjithëve qe shtëpia e parë me elektricitet në këtë qytet. Ndërkohë vazhdonte të tregonte pak vëmendje ndaj Uinstonit, duke pranuar se qe fëmijë shumë kërkues, se ngacmonte shpesh vëllanë e vogël dhe se mund të bëhej i pakontrollueshëm. "Thuhet se burrat e famshëm shpesh janë produkt fëmijërish të vështira", do të shkruante më pas Uinstoni.
Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se i referohej përvojës vetjake. Edhe për standardet e asaj epoke, prindërit e Uinstonit mund të konsideroheshin tepër të pavëmendshëm. E ëma e shoqëroi deri te treni për në shkollën e parë larg shtëpisë dhe nuk diti kurrë të lexonte mes rreshtave të letrave të dërguara nga i biri dëshirën për ta vizituar në shkollë.
Nuk ka dyshim se interesin parësor të gruas së bukur e zinte stili i jetesës, ku përfshiheshin veprimtaritë bamirëse, psonisja dhe sajdisja e miqve e mikeshave nëpër dreka të pafundme.
Edhe përpara se të largohej nga shtëpia për në shkollë, Uinstoni i vogël kishte pasur dyshime për tradhtitë e së ëmës, sidomos pasi vërejti një ditë që vrima e njërës çorape kishte ndërruar këmbë pasi Ledi Xheni qe kthyer në shtëpi. Në gjysmën e viteve tetëdhjetë Xheni kishte rënë marrëzisht në dashuri me burrin e momentit në Londër, kontin bukurosh austriak, Çarls Kinski. Teksa të gjithë dyshonin për një lidhje të mundshme jashtëmartesore mes të dyve, vetë Uinstoni, gjatë një vizite të papritur në shtëpi një fundjavë, i gjeti të dy duke ngrënë së bashku mëngjesin.
Pas dhjetë vjetësh mund të thuhej se e ëma po jetonte në një martesë të shthurur. Jo vetëm që i ati shkonte me gra të tjera, përfshi edhe konteshën De Rei, gruaja më e bukur e brezit të saj, (së cilës Oskar Uaild i dedikoi edhe dramën "Një grua pa rëndësi"), apo aktoren Elen Terri, por kishte thashetheme edhe për raporte homoseksuale gjatë udhëtimeve të shpeshta drejt Parisit. Vetë Randolfi rrëfente se i pëlqenin më shumë "gratë e hedhura që pijnë, këndojnë e kërcejnë", se sa zonjat e rënda si e shoqja.
Nga ana e saj, Xheni e luante më së miri rolin, e kënaqur nga statusi i bashkëshortes së një politikani në ngritje. Por papritmas Randolfi hoqi dorë nga postet qeveritare. Karriera e tij mori fund dhe mundësia e divorcit u shfaq shumë seriozisht. Megjithatë, martesa mbijetoi dhe Xheni, në atë kohë 32 vjeçe, pavarësisht vështirësive financiare, vazhdonte të blinte veshjet më të bukura për t‘u shfaqur me dinjitet në sytë e të tjerëve, një rregull që e kishte mësuar nga e ëma. Ndërkohë, gjithçka që vishte Xheni kthehej brenda çastit në modë për të gjitha gratë e Londrës.
Një prej burrave që nuk mundi të mos e vërente hijeshinë e gruas ishte Princi 45-vjeçar i Uellsit. Lidhja mes tyre qe e pashmangshme. E priti Princin në shtëpinë e saj e vetme dhe mori kundrejt pagesës një kuzhiniere të posaçme për t‘u gatuar darkën, Roza Ljuis, e cila pas kësaj u bë e famshme. Por duket se admiruesi mbretëror nuk përbënte interesin e vetëm të saj në fushën e dashurisë. Një gazetë amerikane e quante "Ledi Xhein e Frerëve", për shkak të kënaqësisë për t‘u vënë kapistallin të dashurve, ndërkohë që quhej gjithashtu edhe "Ledi e Zjarrtë".
Por, pavarësisht flirteve të shumta, gjente kohë edhe për bashkëshortin. Që të dy qenë aq të zënë, sa asnjëri nuk gjeti kohë për të vizituar Uinstonin në shkollë në ditëlindjen e 13-të dhe kur u kthye në shtëpi për Krishtlindje, djali e gjeti shtëpinë bosh: prindërit kishin shkuar së bashku në Rusi. "E dashur nënë, i shkroi i ngashëryer i biri, do doja që të kishit qenë në shtëpi, do kish qenë shumë mirë".
Në këtë etapë, Uinstoni nuk hynte te përparësitë e jetës së të ëmës. Ajo qe në qendër të vëmendjes së gjithë Evropës. Rusia linte kokën pas saj. Gjermania, përfshi edhe kontin Herbert Bismark, bir i kancelarit gjerman, qe shtrirë në këmbët e saj dhe kur vizitoi të afërmit në Paris, në fund të vitit 1888, i shtoi shumë emra të rinj listës së gjatë të dashnorëve.
Edhe pse martesa e tyre tashmë qe kthyer në një marrëveshje të ndërsjellët për të ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, bashkë me Randolfin vendosën të ndërmerrnin një tur botëror, duke marrë me vete edhe një arkivol, në rast se ai do të vdiste rrugës. Randolfi qe aq i sëmurë, sa Xheni po shihte shumë pranë përmbushjen e shpresës për t‘u martuar me kontin Kinski, me t‘u liruar nga barra e martesës së parë. Gjithsesi, në Rangun shpresat e saj u fashitën. Aty Xhenit i mbërriti një telegram që i bënte me dije fejesën e kontit me një grua tjetër. Randolfi arriti të kthehej në Angli nga ai udhëtim, por vdiq në moshën 44-vjeçare, në janar të vitit 1895 dhe u varros në Blenheim.
Në këtë çast Xheni ishte 41 vjeçe, e vetmuar dhe me të ardhura shumë të kufizuara. Familjes nuk i mjaftonin paratë as sa për të dërguar Uinstonin në Kembrixh. Zgjidhja më e mirë ishte zhvendosja te të motrat në Paris. Dhe me të shkuar atje, si zakonisht, adhuruesit e rinj u shfaqën menjëherë. Pas flirteve të panumërta me zotërinj britanikë të sërës së lartë, Xhemi ra në dashuri me një bashkatdhetarin e saj, Burk Kokran, i cili iu shtua listës së njerkëve të Uinstonit.
Dhe tamam siç dashnorët parisienë të Xhenit kishin hyrë në punë në çastin kur ajo kishte vendosur që Uinstoni duhej të mësonte frëngjisht, Kokran u përdor për ta prezantuar djalin 22-vjeçar në Nju Jork. Atje Uinstoni fitoi aq popullaritet, sa Xheni nuk linte rast pa i thurur lavde suksesit të të birit në pallatet e Londrës. Pas dështimit për të ndihmuar Randolfin të hipte në majën e karrierës, nuk kishte ndër mend të lejonte që me të birin të ndodhte e njëjta gjë - për fatin e Uinstonit.
Pavarësisht jetës pompoze e të fryrë, si dhe obsesionit për të qenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve, Xheni kishte një karakter të admirueshëm. Ishte vetvetja në një vend të huaj, por qe njëherësh njohëse e shkëlqyer e qarqeve të larta dhe e vendosur ta jetonte jetën në maksimum. Hapi një gazetë letrare, dërgoi një anije spitalore në Afrikën e Jugut, shkroi një dramë, shquhej për shijen e mobilimit të shtëpive, dhe i dha shtysën e duhur Uinstonit, i cili kishte trashëguar nga ajo pashtershmërinë e forcave në politikë.
Po të ishte martuar me kontin Kinski, historia mund të kishte qenë shumë e ndryshme. Po t‘i qe përkushtuar një bashkëshorti të ri, ndoshta nuk do t‘i kish përqendruar të gjitha shpresat dhe përpjekjet tek Uinstoni dhe historia botërore mund të kishte marrë ndonjë drejtim tjetër.
Por dy vjet pas vdekjes së Randolfit ra në dashuri edhe një herë tjetër. Gjatë një balloje me maska, ndër më prestigjiozet e Londrës, njohu Xhorxh Frederik Midëllton Kornuallis, 23-vjeçar, bashkëmoshatar i Uinstonit. Ishte shumë i pashëm dhe qe veshur si skllav zezak. Xheni u marros në çast.
Pavarësisht kundërshtimeve të familjes së djalit dhe të Princit të Uellsit, në vitin 1900 u martua me Xhorxhin. Gjatë ceremonisë Uinstoni qëndroi me trimëri përkrah së ëmës. Por ndërsa Xheni mendonte se Xhorxhi do trashëgonte dy prona të mëdha, mësoi se ishte pa një dyshkë. Kur djaloshi shpalli falimentin në vitin 1914, Xheni u divorcua.
Gjithsesi, para fundit të Luftës së Parë Botërore kishte një admirues të ri, Montagu Porsh, bir i një pasaniku nga Samërseti. U martua me të në vitin 1918. Djali ishte 32 vjeç, Xhemi 65, por nuk kishte hequr dorë aspak nga dëshira për ta jetuar jetën. Luajti në një film dhe e mbushte jetën me udhëtime e dekorime.
Fundi erdhi krejt papritmas. Një ditë, teksa vizitonte një mikeshë në Samërset, Xheni, e cila kishte veshur një palë këpucë të sapoblera në Romë, rrëshqiti në një shkallare lisi. Fraktura përfundoi në gangrenë dhe bëri që t‘i prisnin njërën këmbë. Vdiq rreth dy muaj më pas, për shkak të një hemorragjie të rëndë.
"Nuk ndjej ndonjë tragjedi, por vuaj nga ndjesia e humbjes", shkroi me sinqeritet Uinstoni. "Jeta e saj qe e ethshme. Ndër vena i venin e i vinin erëra të forta".
Sa për Porshin e ngratë, bashkëshorti i ri i Xhenit, u kthye me shumë vonesë nga një udhëtim jashtë vendit, për të gjetur një shtëpi të boshatisur dhe një mal borxhesh të firmosura nga e shoqja.