Baloteli, në mbrojtje të Adrianos
Mario Baloteli i del në krah Adrianos. Sulmuesi i ri i Interit deklaroi: "Adri po kalon një periudhë të vështirë. Si shok e këshilloj të stërvitet dhe të presë momentin e tij, më pas në janar mund të vendosë se çfarë do të bëjë. Njerëzit që e ‘kryqëzojnë‘ kanë krijuar një ide të keqe për të, por kur e njeh personalisht, e kupton se në realitet është krejt ndryshe. Njerëzit gabojnë dhe ai e kupton se ka disa gjëra që nuk duhet t‘i bëjë". Ndërkohë, mediat italiane theksojnë se klubi zikaltër mendon t‘i reduktojë rrogën brazilianit. Madje, në janar Adriano mund të shitet te klubet e interesuara jashtë Serisë A.