E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e G20, Evropa e SHBA zor të bien në një mendje

Në prag të takimit të G20
këtë fundjavë në Uashington,
Presidenti i Shteteve
të Bashkuara të Amerikës dhe
Presidenti i Komisionit Evropian
kanë përgatitur argumentet e tyre
për mënyrën e daljes nga kriza
ekonomike botërore. Dy ditë më
parë, Presidenti Bush bëri një
thirrje kundër disa ideve, që janë
për një frenim të ekonomisë së
tregut të lirë, ndërsa Presidenti
i Komisionit Evropian, Barroso,
lavdëroi përparësitë e ndërhyrjes
publike dhe modelin evropian
të shtetit të mirëqenies sociale
të ndërtuar në fund të Luftës II
Botërore. Për sa i përket Bushit,
ai e pranoi faktin e ekzistencës
së dështimeve, por faji për këtë
duhet të ishte i firmave huadhënëse,
i bankave, jo i kapitalizmit
në vetvete. Barroso, nga
ana tjetër, një konservator, tha
se Shtetet e Bashkuara duhet
që të shkonin më paralel me
kryesimin evropian në shumë
çështje të rëndësisë globale dhe
se aktualisht Shtetet e Bashkuara
nuk ishin në avangardë të situatës
së ndreqjes së krizës ekonomike.
Partitë politike evropiane, bizneset
dhe NGO-të, të gjitha e kanë
të qartë se çfarë duan të arrijnë
në takimin e sotëm. Dhomat
Kombëtare të Tregtisë nga secila
prej vendeve të G20 kanë lëshuar
një deklaratë të përbashkët, në
të cilën i bëhet thirrje liderëve
që të bien dakord për të forcuar
strukturat mbikëqyrëse kombëtare
dhe ndërkombëtare dhe
përmirësimin e cilësisë së standardeve
rregullatore, por paralajmëruan
qeveritë kundër rritjes
së tarifave dhe proteksionizmit.
Kryeministri britanik, Braun, që
ka një rol shumë të rëndësishëm
në diskutimet e G20, duke qenë
se ka qenë arkitekti i paketave të
shpëtimit të adoptuara pjesërisht,
apo tërësisht në të gjithë kryeqytetet
e Bashkimit Evropian,
pritet që të dalë me ide të tjera të
rëndësishme. Ndërsa Presidenti i
Francës, Sarkozi, që ndodhet në
krye të Bashkimit Evropian, do
të argumentojë për zhvillimin
në rregulloret financiare ndërkufitare,
si dhe për praktikat dhe
vendimet e investimeve. Për sa i
përket Gjermanisë, ajo është për
një paketë të përbashkët stimuluese
dhe për një mbikëqyrje më
të hollësishme të sistemit bankar.
Në takimin e sotëm shumë pjesë
të planit që do të parashtrohet
nga evropianët mund të hasë
rezistencë nga ana e Bushit, i cili,
nga ana e tij, nuk është i bindur
në lidhje me faktin se çrregullimi
i tregjeve financiarë pati një rol të
rëndësishëm të krizë. Brukseli po
nxiton për marrjen e veprimeve
për përballimin e krizës dhe në
njëfarë mënyre nuk është se pret
ndonjë rezultat të madh nga ky
takim. Për këtë arsye, Presidenti
francez, Sarkozi, ka bërë thirrje
për një tjetër takim të G20 në
shkurtin e ardhshëm në mënyrë
që të përfshijë në të edhe Presidentin
e ri të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, Barak Obama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›