Shakira dhe Pique bëhen prindër

Shakira lindi djalin e saj në Barcelonë.
Këngëtarja 35 vjeçare nga Kolumbia dhe i dashuri i saj, futbollisti i Barcelonas, Gerard Pique e kanë quajtur djalin e tyre Milan Pique Mebarak.
Të dashuruarit, të cilët janë bashkë për më shumë se dy vjet, e bënë të ditur lajmin e bukur në ueb faqen e Shakira-s.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë lindjen e Milan Pique Mebarak, djali i Shakira Mebarak dhe Gerard Pique, i cili lindi me datë 22 janarë në ora 9:36 pasdite, në Barcelonë të Spanjës”, shkruhej në njoftim.
Emri i tij Milan do të thotë ‘i dashur’ në gjuhën romane. Sipas njoftimit të spitalit që të dy, edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje shumë t mirë shëndetsore. /Indeksonline/