Legalizimet, Olldashi: Pajisja me tapi brenda pak muajsh
TIRANË- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka kërkuar nga agjencia e legalizimeve përshpejtimin e ritmeve për pajisjen e personave që legalizojnë banesat me tapi. Pas një takimi të zhvilluar me drejtuesit e këtij institucioni ministri Olldashi ka deklaruar se dosjet që kanë probleme do të rishikohen ndërkohë që i gjithë procesi pritet të mbyllet brenda pak muajsh.
“I kërkova stafit të Drejtorisë Rajonale të Tiranës për një përshpejtim të mëtejshëm drejt fazës përfundimtare të procesit për dhënien e licencës së legalizimit për të gjithë banorët e ndërtesave informale. Është një volum i jashtëzakonshëm pune që kryhet në mënyrë të përditshme. Kemi siguruar mbështetjen se do hecet me një ritëm akoma më të mirë, në mënyrë që numri i lejeve të vijë në rritje. Shpresoj që dosjet që skano probleme me ligjet të mbyllen brenda pak muajsh”,- tha Olldashi.
Për sa i përket projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, i shpallur si prioritet nga qeveria, ministri i Transportit Olldashi ka bërë të ditur se brenda këtij muaji do të shpallet kompania fituese dhe do të lidhet kontrata me të, duke i hapur rrugë fillimit të punimeve në prill.
(m.a/News24/BalkanWeb)