E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama i dëshpëruar nga goditja e kontrabandës

TIRANE- Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e PS-së Edi Ramën se është i dëshpëruar për goditjen që qeveria i bëri kontrabandës së naftës. Sipas zëdhënëses Albana Mustafarja PS vazhdon të shpifë e trillojë duke sulmuar autoritetet shtetërore për luftën e tyre ndaj kontrabandës së naftës.

“Sot Edvin Kristaq Rama, kreu i bllokmenëve të rinj, i dëshpëruar për goditjen që qeveria i ka bërë kontrabandës së naftës dhe bllokimin e mijëra e mijëra tonëve të tjera që lejtnantët e tij ishin bërë gati të nxirrnin në treg, vazhdon avazin e
shpifjeve e trillimeve tashmë bajate e të përditshme. Sot sërish duke sulmuar autoritetet shtetërore për luftën e tyre pakompromis ndaj kontrabandës së naftës bën cdo gjë për ti lehtësuar ata apo edhe sponsorët e fushatës së tij”,- thuhet në deklaratën e PD-së.

Mustafaraj deklaroi më tej se “Partia Demokratike i deklaron monumentit të korrupsionit , z.20%, se gërshërët e ligjit do të presin një e nga një pa asnjë dallim të gjitha fijet e kontrabandistëve dhe evazorëve, e se në përpjekjet e tënde për ti mbrojtur do të njohësh dështim dhe vetëm dështim”, tha zëdhënësja e PD.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›