E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, PD nuk toleron me

Pozita dhe opozita pritet te perplasen ashper sot mbi ndryshimet qe kerkohet ti behen ligjit per “Legalizimin e Zonave Informale”. Shkak i perplasjes, me gjithe konsensusin ne dukje do te jete qendrimi i maxhorances e cila mesa duket nuk toleron me, persa i perket kompetencave qe do te kete pushteti lokal dhe ALUIZNI ne kete proces. Deputeti demokrat Ardian Kollozi tha dje per gazeten se PD ka toleruar e diskutuar ne maksimum per permiresimin e ligjit. “Ne kemi treguar maksimumin e modelimit, sepse e konsiderojme nje reforme te rendesishme e cila kerkon konsensus maksimal. Por nuk mund te pesoje ndryshime te metejshme, pasi cenohet cilesia e ligjit”, beri te qarte Kollozi. Sipas tij, sugjerime e amendamentet e maxhorances se diskutuara i zgjidhin me se miri problemet ne ligj, pas kthimit te tij nga presidenti. Nga ana tjeter, opozita nuk eshte aspak e kenaqur. Partia Socialiste rithekson se kushti i saj eshte zgjidhja e kompetencave mes pushtetit lokal dhe ALUIZNI-t. Sipas Ndriccim Hyses selia roze do te votoje kunder, nese nuk sqarohen si duhet kompetencat mes pushteteve dhe ALUIZNI si agjenci qeveritare te mos kete me shume sec duhet ne kete proces. Kjo perplasje pritet te sjelle debate te ashpra ne mbledhjen e sotme te komisionit te Veprimtarive Prodhuese ku eshte dhe diskutimi i fundit. Por me pas dhe ne seance plenare pasdite, kur do te behet edhe votimi. Oferta e Partise Demokratike qe mbeshtetet dhe nga aleatet republikane merr persiper te legalizoje te gjitha ndertimet qe jane bere pa leje. Sipas ketij projekti, maxhoranca propozon kompensim e me pas legalizim. Duke plotesuar keshtu deshiren e kerkesen e pronareve te ligjshem te tokave. PD-PR sugjerojne qe kompensimi i pronareve te nise si proces nga 1 gushti i ketij viti. Ku ne keshillin e ministrave te prezantohet lista e pare e pronareve qe duhet te kompensohen. E menjehere pas kesaj brenda tre muajve te nise kompensimi ne vlere monetare. Ndersa per Pushtetin Vendor eshte percaktuar nje afat nje mujor per percaktimin e ndertimeve pa leje. Nese nuk realizohet ky afat, atehere ALUIZNI merr te gjitha kompetencat per te realizuar procesin. Me keto ndryshime, deputetet socialist jane dakord, por ato kerkojne qe te nderhyhet dhe ne nenet qe flasin per kompetencat e pushtetit lokal. Ne menyre qe te mos preken shume dhe agjencia e legalizimeve qe drejtohet nga Shaban Memia te mos kete ne dore te gjithe procesin.

Pretendimet

Pronaret e ligjshem te tokave pretendojne qe Kuvendi te marre parasysh sot amendamentet e tyre per permiresimin e ligjit te legalizimeve. Gjate raportimit ne komisione, ata kerkuan qe te mos lejohet me ne ligj qe pa u kompensuar pronaret e ligjshem, te paligjshmit te mund te marrin titull pronesie. Po keshtu perfaqesuesi i shoqates “Pronesi me Drejtesi”, Agim Toro kerkoi qe pronaret te kene te drejten e animimit ne gjykate, nese nuk jane te kenaqur me kompensimin si dhe te mos preken tokat turistike nga ky proces. Nga ana tjeter kjo kategori pretendon qe te nise sa me pare kompensimi nga shteti ndaj te gjithe atyre qe u jane zene tokat me pa te drejte nga njerez te tjere.

Kollozi: Kemi qene te hapur per ndryshime, por mos teprohet

Partia Demokratike nuk do te leshoje me pe per ndryshimin e ligjit te legalizimeve. Te pakten keshtu u shpreh dje Ardian Kollozi i cili ka qene dhe negociatori i PD-se ne komisionin e Veprimtarive Prodhuese per kete ceshtje. Sipas tij, maxhoranca eshte treguar shume e hapur per diskutime e konsensus me opoziten, por jo ne ate pike qe te mund cenohet cilesia e ligjit. Kollozi la te kuptohet se nuk do te pranohen me ndryshime ne amendamentet qe PD-PR ka propozuar. Kjo pasi sipas tij, sugjerimet e presidentit dhe grupeve te interesit jane marre parasysh. “Kemi diskutuar e qene te predispozuar per permiresim e konsensus. Te vetedijshem se ndryshimet ne kete ligj jane te rendesishme. Por nuk mund te cenojme ligjin”, tha Kollozi. Megjithate ai i la te hapura diskutimet per diten e sotme ne komision ku do te rishiten nje me nje te gjitha propozimet e PD-PR.

Socialistet nuk terhiqen, pushteti lokal te kete kompetencat qe duhet

Selia roze nuk terhiqet nga kerkesat e saja per ndryshimin e ligjit te legalizimeve. Deputeti socialist Ndricim Hysa ritheksoi se debati diten e sotme do te perqendrohet tek kompetencat e pushtetit lokal dhe ALUIZN-it ne procesin e legalizimeve. Sipas Hyses do te kerkohet qe pushtetit lokal te mos ti preken te drejtat qe ka ne kete proces, per ti kaluar nje agjencie qeveritare. Madje ai ritheksoi se kjo ceshtje eshte kushti i vetem i PS-se per te dhene voten ne Kuvend ndaj ndryshimeve te ligjit. “Do te jemi pro ligjit nese nuk preken kompetencat mes pushteteve”, ritheksoi Hysa. Ashtu si Kollozi, dhe deputeti socialist ja la ne dore cdo vendim mbledhjes se sotme te komisionit te Veprimtarive Prodhuese e me pas seances plenare. Sipas tij, vetem po te permiresohen si duhet nenet e ligjit te legalizimeve qe saktesojne kompetencat mes pushteteve, atehere selia roze do te jape voten e saj pro ndryshimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›