...sepse edhe vdekja di te zgjedhe!
Pikërisht kjo shprehje e vjetër e nënave shqiptare, më erdhi e para në mendje kur të premten në të gdhirë, me gjithë mobilizimin e fortë të mendjes, nuk po mundja të perceptoja lajmin tronditës që sapo më kishin përcjellë me anë të telefonit, në të gdhirë të së premtes së zezë, të premtes që në kohët e lashta ka qenë e veshur me një tis ogurzi për shumë popuj të botës, se "Dritan Hoxha ishte ndarë kësaj jete"!
Duan të thonë se ndryshimet që ndodhën në botën e sotme në fundin e viteve 1990, po aq sa prej tronditjeve politike të Lindjes, ndodhën edhe për shkak të një shenje fare të vogël, që një djalosh nju-jorkez arriti të shpikë në vitin 1971, shenjën që ndërlidhi botën, "@". Jo aq e pabesueshme, aq më pak///////////// fantaste, po të përfytyrohet për një çast se ç‘luftë e stërmundimshme dhe shpesh e dështuar i bëhet sot kësaj shenje në ato vende, ku mënyra e vjetër dhe institucionet e vjetra të qeverisjes nuk janë prekur ende.
Komunikimi mbi kufij për shkak të shpikjeve të reja të teknologjisë bëri që të shkundeshin nga themelet muret që ndanin deri atëherë botën. Nuk ishte më aspak e mundur të gjendej një përgjigje teknologjike kundër atyre që zhurmonin valët dhe bllokonin frekuencat. Tani e tutje nuk do të ishte më e mundur të bunkerizoheshin shtetet dhe popujt ndaj sinjaleve televizivë. Bota ishte bërë si një fshat i madh.
Pikërisht kjo qe koha, kur Dritan Hoxha, një prej djemve të margjinalizuar të Tiranës së asaj kohe, nisi të shfaqë shenjat e një talenti të panjohur. Talentin e mundësimit të dritareve për të parë botën. Si të shohësh RAI-n, si të ndjekësh lajmet në "Euronews". Makinat e sofistikuara të shtetit totalitar u mundën prej një instrumenti shumë të thjeshtë, që njerëzit e porositnin tek ai. Një kutizë e vockël, që sapo kish filluar të zhurmonte banorët e vjetër të Laprakës, me tingujt e fundit që sillnin "Europe"-ët dhe "Scorpions" e fundviteve ‘80, që ai i quante si të tijtë, bënte të lumtur njerëzinë, që ëndërronte të shihte përtej murit ato orë mbrëmjeje, teksa dëgjonin lajmet në radio "Vatikan" apo "Zëri i Amerikës". Kishte ardhur koha që talentet të mos ishin më vetëm banorët e ngrirë të ish-Bllokut, në pjesën jugore të Tiranës, por dhe ata që banonin në cepin e largët të saj, në lagjen e braktisur të regjimit komunist, atje ku u aspirua më shumë se kudo tjetër një Shqipëri ndryshe. Atje ku dhe "Blue Albania" ia kish dalë e epërme ndaj sistemit të vjetruar që po shkërmoqej. Dritan Hoxha ishte njëri nga të shumtët të rinj, që ish dalluar për një mendësi vizionare qysh në moshën 20 vjeç, një talent i një lloji të veçantë.
Dritan Hoxha ishte i pari që ia nisi punës për të krijuar "republikën" e vet të sinjaleve të padukshme. Me atë "republikë" ai u hapi sytë njerëzve, që kujtonin se Shqipëria ishte vendi më i lumtur në botë. Edhe pse nuk dinin gjuhë të huaja, për botën përtej Adriatikut u fliste imazhi, figura. Këndej nisi ëndrra e Dritan Hoxhës, një ëndërr e bukur qytetare, për t‘u mundësuar njerëzve të shohin e të dinë, të njohin veten dhe botën. A nuk ishte "pasqyra për të parë botën" një prej ëndrrave shekullore të njerëzimit, një prej utopive që kishte munduar mijëra e miliona mendje njerëzore? Ky ishte kontakti i parë i tij me botën e televizionit. Kjo ndodhi para më shumë se dy dekadash. Atëherë, kjo ishte më shumë se një dhunti, ishte një rrezik.
Plot njerëz kanë pyetur e pyesin edhe tani se pse ky njeri, Dritan Hoxha, qe i suksesshëm. Në të vërtetë nuk ka shumë gjëra për t‘u menduar. Ai me kohë ishte i gatshëm për shoqërinë e hapur, i përgatitur për nismën vetjake dhe i zoti për të qenë konkurrent. Bashkë me shumë të tjerë, ndër të parët u vu në kërkim të një bote më të mbarë, të cilën nuk e gjente në vendlindje. Dhe prapë midis më të parëve u kthye në vendin e vet, mbi të gjitha me një projekt, që lidhej pikërisht me talentin e kryehershëm të tij: komunikimin televiziv. Pasuria më e madhe që solli, duke u kthyer në fakt, ishte mendësia evropiane për një shoqëri të hapur. Ishte koha kur në Evropë sa kishte hyrë koncepti "Informacion dhe mirëqeverisje", një qytetar i mirinformuar është një qytetar i mirëqeverisur.
Kontinenti i moçëm kishte formuluar një prej sloganeve më progresivë të botës së sotme. Demokracia nuk mund të mbetej më një premtim. Edhe nëse qeverisësit dhe konkurruesit e tyre do të vazhdonin lojën e vjetër, qytetarit nuk i mjaftonte më ëndrra. Dritan Hoxha vendosi t‘i shërbejë vendit të tij, pikërisht duke ndikuar në mirëqeverisje përmes informacionit. Dhe ia arriti plotësisht. Prej një kohe disavjeçare, tashmë jo vetëm pjesa e pakënaqur, por edhe ajo që e kishte zgjedhur vetë me votë-modelin e qeverisjes, priste dhe pret çdo ditë mbrëmjeve se si do të gjykojë ekrani që ai krijoi, "Top Channel", për ngjarjet e ditës, politikat dhe njerëzit e politikës. Sikurse janë shprehur personalitete të mirënjohur të mendimit shqiptar, ekrani i themeluar prej tij, ekrani i "Top Channel", u kthye në një ndërgjegje kritike të botës shqiptare. Herë-herë madje kjo pasqyrë e ëndërrt e njerëzimit prej qëmoti u kthye në gjedhe të mendimit kritik, gjedhe që nuk po e ofronte asnjë faktor tjetër.
Një teknologji e nivelit më të përparuar të kohës, një shije përzgjedhëse dhe tepër e hollë e për t‘u lëvduar në zotimin e gazetarëve dhe publicistëve, të bashkuara me një koncept bashkëkohor për rolin e informacionit në shoqëritë demokratike, qenë çelësi i suksesit të Dritan Hoxhës. Sikurse është thënë, transmetimet e numerizuara që ai arriti të realizojë në bashkëpunim me partnerët në nismat e tij, me një cilësi e shumësi konkurruese me vendet më të përparuara evropiane, qenë ndoshta i vetmi standard që na bëri dhe na mban edhe sot të barabartë me botën. Përfytyroni nëse shumëkush prej njerëzve shqiptarë të kishte bërë diçka të ngjashme, domethënë të kishte ndërmarrë një nismë për ta afruar Shqipërinë me Evropën në standarde dhe jo në vullnet, se vullnetin e kanë shprehur më mirë se kushdo studentët e dhjetorit të vitit 1990. Përfytyroni sikur ata që zgjedhim me votë të kishin pasur të njëjtën vetëdije dhe përgjegjësi, dhe në fakt duhej ta kishin pasur, pikërisht sepse janë të zgjedhur.
Por nuk është kjo përmasë vetëm. Dritan Hoxha bëri të mundur që shqiptarët, kudo që të ndodheshin, të merrnin me vete "atdheun e vet shpirtëror", në një paketë të vockël inteligjente, që mundësonte përcjelljen e sinjalit në shqip në të gjitha këndet e botës. Nëse brezi i ri që lindet prej prindërish shqiptarë në thuajse tërë Evropën e ruan gjuhën e vet kombëtare, duhet thënë e vërteta e plotë, se këtë kryeshenjë të identitetit të vet nuk e ka as shprehje mbijetese, as dhuratë prej nënave shtëpiake, por para së gjithash si gjurmë e arritje prej transmetimeve televizive shqip në distanca nga më të largëtat. Sikurse shprehen intelektualë të mirënjohur, tani brezi i ri shqiptar në botë po e mëson shqipen si e përcjell "Top Channel", dhe ky brez pastaj po ua përmirëson shqipen edhe prindërve të tyre.
Mund të thuhet se Dritan Hoxha ishte njeriu që gjithçka që krijoi e vuri në funksion të homogjenizimit të vetëdijes shqiptare, të bashkimit të njerëzve shqiptarë në një rrjedhë historike, të zbutjes së dallimeve në mendësi e në ligjërim.
Prandaj, edhe pse tronditja e njohjes së parë me lajmin na ka kaluar, përsëri mendoj me trishtim: Edhe vdekja dikërka të zgjedhë! Dritan Hoxha ishte një qenie e kryer. Ai kishte arritur më shumë se ç‘pati ëndërruar. Por kishte vite përpara edhe për t‘u përkryer. Është më shumë se e pabesueshme të na duket çudi ta presim edhe përkryerjen?!