E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parakalimi i gabuar, vdesin 3 turiste kroate

Tre te vdekur dhe dy te plagosur eshte bilanci i aksidentit tragjik ne superstraden Lezhe-Shkoder. Viktimat jane tre turiste kroate qe kishin mberritur ne Shengjin per sezonin turistik, kurse i demtuar ka mbetur edhe drejtuesi malazez i maunes. Ngjarja ndodhi diten e djeshme, rreth ores 13:30, ne afersi te ktheses se fshatit Gjader. Mjeti me traga malazeze eshte perplasur me nje autoveture tip “Volkswagen golf”, ne afersi te fshatit, teksa udhetonin ne drejtim te kundert me njeri-tjetrin. Ekspertet vleresuan disa ore pas aksidentit se tragjedia kishte ndodhur per shkak se autoveture ecte ne krah te kundert me mjetin e rende. Viktimat u derguan ne morgun e spitalit te Lezhes, kurse nje nga te plagosurit mbahet ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak ku eshte derguar pas ngjarjes. Drejtuesi i kamionit Jadomir Kamocina, nga Plava, eshte derguar ne spitalin e Lezhes me plage te renda dhe mbahet ne jete nga mjeket, kurse Alen Zankovic, 26 vjec, nga Kroacia, eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje te rende dhe ka qene drejtuesi i autovetures. Nga viktima eshte identifikuar vetem Stefan Dukvic, 21-vjec, nga Kroacia, kurse dy te tjeret sipas policise gjenden ne morg. Burime zyrtare te policise vendore thane dje per gazeten “KJ” se mjeti kamion me traga te Podgorices, Mali i Zi, po udhetonte nga Tirana ne drejtim te Shkodres, per te kaluar me pas ne piken doganore te Hanit te Hotit. Por ne kthesen e fshatit Gjader eshte perplasur me nje autoveture tip “Golf”, me traga kroate qe vinte ne drejtim te kundert dhe ka hyre ne nje parakalim pa vene re kamionin perballe. Shpejtesia nuk i ka lene drejtuesit as mundesi devijimi per te shmangur perplasjen fatale. Mesohet se drejtuesi i kamionit ka arritur te frenoje per rreth 20 metra, por pa mundur te shmange pasojat tragjike. Pas perplasjes kane mbetur te vdekur tre shtetas kroate qe kishin ardhur si turiste e qe udhetonin ne autoveture. Polcia ka mundur te indentifikoje vetem nje nga viktimat, Stefan Dukvic, 21 vjec, ndersa dy te tjeret gjenden ne morg. Personi i katert qe eshte bashkemoshatar me ta dhe drejtues i mjetit eshte derguar ne Spitalin Ushtarak dhe quhet Alen Zankovic, nga Kroacia.

Te vdekur

Stefan Dukvic, 21-vjec, nga Kroacia

Dy te tjeret te paidentifikuar

Te plagosur

Jadomir Kamocina, 40-vjec, nga Plava, shofer i kamionit

Alen Zankovic, 26-vjec, nga Kroacia, shofer i autovetures

Shkaku aksidentit, shpejtesia

Sipas policise eshte plagosur rende edhe drejtuesi i kamionit, Jadomir Kamocina, nga Plava, i cili eshte derguar ne spitalin e Lezhes ku mbahet jashte rrezikut per jeten. Mesohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e autovetures tip “Golf” dhe hyrja ne parakalim e tij pa vene re kamionin qe vinte perballe.

Priten deshmite e te mbijetuarve

Ekspertet e grupit hetimor pritet te marrin ne pyetje dy te mbijetuarit, pasi te dalin nga rreziku per jeten dhe te jene ne gjendje te flasin, pasi duhet bere dhe identifikimi i dy viktimave te tjera. Per momentin mesohet nje deshmi e shkurter e shoferit te kamionit qe ka thene se autovetura i ka ardhur perballe ne drejtim te kundert.

Bilanci, 12 te vdekur ne tre dite

Dita e premte shenoi edhe bilancin me tragjik te te vdekurve ne aksidente, ndersa se bashku me viktimat e djeshme numri ka shkuar ne 12 persona. Shpejtesia dhe kushtet atmosferike jane bere shkak per nente te vdekur kater dite me pare brenda 12 oreve ne Tirane, Lushnje, Fier dhe Vlore, ndersa dje u shenuan tre te vdekur ne Lezhe, qe ishin shtetas te huaj. Ne Tirane u regjistruan dy viktima, ne Lushnje kater te rinj ish shoke klase ne gjimnaz, ne Vlore dy pjestare te familjes, nene e bir, kurse ne Fier u shtyp per vdekje ne rruge nje 20-vjecar. Numri I te plagosurve Brenda tre diteve shkon ne pese persona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›