E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet gati dokumentet per 1700 kryeqytetas

Agjencia e Legalizimeve ben gati dosjet e 1700 qytetareve te Tiranes te cilet duhet te terheqin formularet per te paguar legalizimin e banesave te tyre. Kreu i Agjencise se Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave te Ndertimeve Informale per Tiranen Ferdinand Shehu pohoi dje se eshte punuar ne menyre intensive qe te pergatitet dokumentacioni perkates. Dosjet e pergatitura u perkasin 11 njesive te kryeqytetit dhe jane perkatesisht 164 emra per njesine bashkiake numer 1 188 emra per njesine bashkiake numer 2 njesia bashkiake numer 3 ka 177 dosje gati njesia bashkiake numer 4 ka 156 dosje njesia bashkiake numer 5 118 dosje 211 dosje per njesine bashkiake numer 6 154 dosje per njesine bashkiake numer 7 118 dosje per njesine bashkiake numer 8 per njesine bashkiake numer 9 jane 206 dosje 2 dosje per njesine bashkiake numer 10 dhe 205 dosje per njesine bashkiake numer 11. Te gjithe qytetaret te cilet kane emrin ne kete liste duhet te paraqiten prane sporteleve te Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t te Tiranes per te terhequr formularet e pagesave per shlyerjen e detyrimeve financiare me qellim qe te procedohet me tej me legalizimin e ketyre objekteve dhe regjistrimin e tyre ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›