Legalizimet, ish-pronarët kundër letrave me vlerë
Pronarët e tokave që po legalizohen i kërkojnë qeverisë që paralel me procesin të kompensohen. Për këtë pronarët kërkojnë edhe ndryshimin e ligjeve, pasi i cilësojnë si të padrejtë. Sipas tyre nuk mund që toka të kalojë në pronësi të të tjerëve në një kohë që ata janë zotëruesit realë të saj.
"I kerkojme qeverise shqiptare qe urgjentisht te realizoje pagesen e
fondit prej 46 milione eurosh per pronaret e shpronesuar sipas vendimeve
te Keshillit te Ministrave, dhe te shfuqizoje dhe te beje nul vendimin e
KM 610, date 10.6.2009 per administrimin e fondit special te
kompensimit te pronave", thote Reshit Vorpsi, shoqata “Pronësi me
Drejtësi”.
Një ndër ndryshimet ligjore që kërkojnë pronarët është edhe ndalimi i të
drejtës për banorët e ardhur që të paguajnë gjysmën e tokës me letra me
vlerë.
"Futja ne perdorim e letrave me vlere per procesin e legalizimit sipas
ketij vendimi te qeverise i ngarkohet pronareve. Qeveria ne kete menyre
vodhi me forcen e ligjit pronaret dhe pronat e tyre, taksapaguesit dhe
shtetin shqiptar per te perkrahur pushtuesit e tokave", vijon Vorpsi.
Pronarët në deklarimin e tyre i kanë kërkuar qeverisë të mos e kthejë
cështjen e pronës në cështje votash dhe nuk kanë nguruar t’i kujtojnë
asaj gjykatën e Strasburgut.
Adi Darsi