Evazioni fiskal, Gjermania e gatshme për zbulimin e llogarive jashtë kufijve

Pas Shteteve të Bashkuara dhe Francës, tani dhe Gjermania është gati të përballet me evazionin fiscal e llogaritë jashtë kufijve. Kasafortat sekrete në Zvicër janë gjithnjë e më pak të sigurta. Berlini është i gatshëm të paguajë një CD me rreth 1500 emrash evazorësh gjermanë që kanë llogari në Zvicër, të dhëna që sipas Bernës zyrtare janë të vjedhura. Pyetjes kyce nëse duhet të paguhej për të marrë vesh emrat kancelareja gjermane, Merkel iu përgjegj: “Si cdo njeri i arsyeshëm mendoj që duhen ndëshkuar të gjithë personat që kryejnë evzion fiskal. Ja pseduhet bërë cështe e mundur për të pasur këto të dhëna”.
Sipas shtypit gjerman të dhënat që do t’i kushtojnë Gjermanisë 2.5
milionë euro do të shpalosin një evasion me vlerë afro 100 milioni. Për
bankat në Zvicër këto janë orë proteste. Ato i kërkojnë qeverisë
mbrojtje dhe të ushtrojë presion ndaj kanceralisë gjermane kundër
blerjes së të dhënave.
Shtypi në Berlin deklaron se të dhënat do t’i blihen një nëpunësi të
Hsbc (Hong Kong and Shangai Banking corporation) me bazë ne gjenevë
thënë ndryshe Hervé Falciani, që i kishte dhënë të dhënat Francës. Por
vetë ai një fakt të tillë e mohon.
Dy vjet më parë përmes një blerjeje të ngjashme informacioni mbi të
dhënat bankare në Liechtenstein, Berlini kishte rekuperuar 180 milioni
euro. Një zgjedhje e vlerësuar kjo nga opinioni publik dhe e shpërblyer
edhe në terma elektorale.
Delina Bitraku