Rusi, ekonomia shënon rënien më të madhe në 15 vitet e fundit
Ekonomia ruse ka përjetuar në vitin 2009 rënien më të madhe në 15 vitet e fundit. Prodhimi kombëtar bruto ka rënë me 7,9 për qind, kumtoi Zyra e statistikave në Moskë. Qeveria ruse ka llogaritur madje me një rënie prej 8,5 për qind. Shkaku kryesor i rezultateve kaq të dobëta ishte rënia e jashtëzakonshme në sektorin e idustrisë dhe të ndërtimtarisë.
Edhe prodhimtaria industriale në Rusi në muajin prill është zvogëluar për 16,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, gjë që paraqet rënien më të madhe gjatë 15 viteve të fundit.
Sipas analistëve, masat kundër krizës të qeverisë ruse deri tani nuk i japin rezultatet e dëshiruara dhe ende nuk mund të flitet për jetësimin eventual të industrisë ruse.
Prodhimtaria industriale në Rusi në vitin 2008 realizoi rritje prej 2,1 për qind.