Legalizimet, jepen 405 tapitë e para
12/03/2009 “Festë” në Shkodër. Në ceremoni kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memija
SHKODER- Qindra familje i janë gëzuar dje legalizimit të trojeve të zëna në mënyrë të paligjshme dhe banesave të ngritura mbi to. Ndërkohë pronarët e ligjshëm me toka e troje të trashëguara brez pas brezi, kanë përjetuar zhgënjimin e radhës, pasi prisnin që një ditë shteti të ishte me të vërtetë ligjor dhe t’u lironte pronat që ai vetë ua kishte kthyer.
Tapitë
Ditën e djeshme zyra e legalizimeve në Shkodër e drejtuar nga Agron Akshia ka shpërndarë 405 tapitë e para për familjet që kanë vetëdeklaruar tokën e zënë dhe ndërtesat e ngritura mbi to. Në ceremoninë e rastit kishte ardhur vetë kreu i legalizimeve të vendit tonë Shaban Memia, ndërkohë që të pranishëm ishin prefekti i qarkut Shkodër Maxhid Cungu dhe kryebashkiaku Lorenc Luka. Drejtori i zyrës rajonalë të Agjencisë së Legalizimeve Shkodër, Agron Akshia, bëri të ditur se deri në fund të muajit shkurt qeveria ka marrë vendim për 725 objekte pa leje të ndërtuara në qarkun e Shkodrës. Nga ana e tij kryebashkiaku Luka e vlerësoi legalizimin e djeshëm të ndërtimeve informale si pjesë të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit të Shkodrës, që do të sjellë dhe zhvillimin urban të këtij qyteti.
Kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, theksoi se dita e djeshme kur dhe po shpërndahen tapitë e para në Shkodër shënon fillimin e fazës përmbyllëse të formalizimit të ndërtimeve të paligjshme në këtë qark. Memia bëri të ditur se ky proces ka ecur me sukses pasi administrata e zyrave të legalizimeve duke gjetur bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore ka pasur në dispozicion teknologjitë më moderne që mundësojnë nxjerrjen e produkteve sipas standardeve bashkëkohore. Bashkërendimi i mirë i punëve dhe teknologjia kanë sjellë përpunimin e mbi 2/3 të të gjitha deklarimeve duke përshpejtuar dhe procesin e dhënieve të tapive për shtetasit që kanë ngritur ndërtime pa leje.
Zhgënjehen pronarët e ligjshëm
Përballë këtyre legalizimeve qëndrojnë pronarët e ligjshëm, të cilët vazhdojnë të shpenzojnë para, të sorollaten zyrave për gjetje dokumentacionesh për kthim, njohje e kompensim pronash, regjistrim pronash të kthyera nga komisionet përkatëse, apo paradoksalisht dhe regjistrim të ri të pronave të regjistruara më parë. Sipas shoqatës së pronarëve të Shkodrës, thuajse të gjithë pronarët e ligjshëm po përballen prej më se 15 vjetësh me kosto të shumta financiare, për të arritur në njëfarë mënyre drejt pronave të tyre, por fatkeqësisht më parë shohin se po përfitojnë zaptuesit e pronave të tyre, jo vetëm të pakthyera e të panjohura, por edhe të atyre të kthyera. Kostoja financiare e pronarëve të ligjshëm po rëndon së tepërmi në ekonomitë e tyre familjare, ndërkohë që ende nuk po shohin dritën jeshile të përfitimit të asaj që u takon, por që i është mohuar që në vitin 1945. Deri tani për pronarët e zonës së Shkodrës ka pasur vetëm premtime të njëpasnjëshme elektorale për kompensime financiare, për kompensime trojesh në bregdet, por deri tani është bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë.
Vendim për 725 objekte pa leje
Drejtori i zyrës rajonalë të Agjencisë së Legalizimeve Shkodër, Agron Akshia, bëri të ditur se deri në fund të muajit shkurt qeveria ka marrë vendim për 725 objekte pa leje të ndërtuara në qarkun e Shkodrës. Nga ana e tij kryebashkiaku Luka e vlerësoi legalizimin e djeshëm të ndërtimeve informale si pjesë të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit të Shkodrës që do të sjellë dhe zhvillimin urban të këtij qyteti. Kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, theksoi se dita e djeshme kur dhe po shpërndahen tapitë e para në Shkodër shënon fillimin e fazës përmbyllëse të formalizimit të ndërtimeve të paligjshme në këtë qark. Në ceremoninë e rastit kishte ardhur vetë kreu i legalizimeve të vendit tonë Shaban Memia, ndërkohë që të pranishëm ishin prefekti i qarkut Shkodër Maxhid Cungu dhe kryebashkiaku Lorenc Luka.
Futëm në treg 10 miliardë dollarë
Sipas kreut të ALUIZNI-t, Shaban Memia, aktualisht llogariten 12 mijë pasuri të azhornuara në terren, të realizuara me sistemin dixhital të hartave, çka ka mundësuar mënjanimin e të gjitha deformimeve hartografike të mëparshme. Memia bëri të ditur se leja e legalizimit me të cilën pajisen qytetarët është e barasvlershme me tapinë. Memia vlerësoi si vendim pozitiv në dobi të qytetarëve pagesën prej vetëm 4 mijë lekësh, për shërbimet e zyrës, ndërkohë që studiot private kanë tarifa 150 mijë lekëshe. Sipas Shaban Memisë, në të gjithë vendin llogariten në bazë të vetëdeklarimeve rreth 300 mijë pasuri që ishin jashtë tregut. Formalizimi i kësaj pasurie sjell futjen në treg të një shume prej rreth 10 miliardë dollarësh.
Tabela
Jepen 405 certifikata
Vendime për 725 objekte
Llogariten 12 mijë pasuri të azhornuara në terren
Në të gjithë vendin 12 mijë pasuri jashtë tregut
Vlera e tyre 10 miliardë dollar