Firmoset kontrata për OSSH-në, diskutimet deri në zgjedhje
12/03/2009 Përfaqësuesi i kompanisë shprehet se pas 90 ditësh do të mbyllet marrëveshja
Pronari i ri i OSSH-së është kompania çeke “CEZ”. Dje u nënshkrua kontrata e privatizimit mes ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe drejtorit të “CEZ”-it, Vladimir Schmalz. Kjo zyrtarizoi kalimin e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së në duart e privatit. Por pala çeke nuk e quan ende të mbyllur marrëveshjen. Ajo do të zyrtarizohet pas tre muajsh, ose më saktë pas procesit të zgjedhjeve.
Energjia
Një prej kushteve ka qenë mbajtja e nivelit të tarifave të energjisë për konsumatorët, në nivelet aktuale për vitin 2009. Kreu i Energjetikës shpjegoi se kontrata përmban deklaratën rregullatore ku përcaktohen termat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për klientët familjarë dhe privatë, gjatë kohës që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të kalojë nën pronësinë e investitorit privat. “Objektivat ishin përmirësimi i furnizimit me energji elektrike dhe cilësia e shërbimit në këtë sektor si dhe reduktimi i humbjeve teknike dhe joteknike. Kjo qeveri është e vendosur në ruajtjen e një balance të arsyeshme për çmimin e energjisë elektrike në atë masë që të jetë i përballueshëm për shoqërinë shqiptare. Prandaj dhe aspekti social ishte padyshim prioritet i yni”, - nënvizoi Ruli.
Fituesit
Sipas përfaqësuesve të kompanisë private, ende nuk ka një vendim mbi parametrat fikse që duhet të përmbushin këta të fundit. “Nuk kam koment për çmimet e shitjes sot, sepse akoma marrëveshja nuk është përfunduar. Pas 90 ditësh ne do të jemi përsëri këtu me plan biznesin tonë të detajuar, një plan realist si të ulim humbjet në rrjet. Janë disa qindra milionë euro, por kjo shumë do të jetë më e saktë pasi transaksioni të jetë mbyllur. Marrëveshja jonë nuk është mbyllur akoma. Marrëveshja do të mbyllet pasi të gjitha termat e kontratës të jenë përmbushur, terma që janë konfidencialë. Ne sot nënshkruam një kontratë procesi. Kontrata do të jetë e mbyllur atëherë kur termat e kontratës së sotshme të përmbushen, pas 90 ditësh”, - tha Schmalz, drejtor në “CEZ”. Edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore, Camille Nuamah, theksoi se kjo marrëveshje është një arritje që hap rrugë për të siguruar energji për të gjithë shqiptarët për një periudhë afatmesme pa ndërprerje. “Kjo shmang padrejtësitë që disa njerëz të paguajnë dhe disa jo. Humbjet do të pakësohen gjatë pesë viteve të ardhshme dhe arkëtimet do të rriten në të njëjtën kohë”, - tha ajo, duke e përcaktuar këtë privatizim si një sfidë madhore për një kompani si “CEZ”-i.