Legalizimet, lista e dytë me emrat që marrin tapitë
Gazeta vazhdon sot botimin e emrave të familjeve që kanë marrë OK nga vendimi i Këshillit të Ministrave, për të legalizuar pronat. Në tabela janë emrat bashkë me sipërfaqen e pronës që do të marrë tapinë dhe numrin e kateve për të 12 qarqet e vendit. Në total kanë përfituar nga vendimi mbi 5500 familje, me një sipërfaqe prej 2 milionë metra katrorë. Vendimi hyn në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Pas kësaj date, për të gjithë personat që kanë emrin në listë, ALUIZNI do të llogarisë edhe vlerën e pagesës për çdo sipërfaqe që do të legalizohet. Pas likuidimit të kësaj fature, paraqitet te noteri përfaqësuesi i ALUIZNI dhe qytetari që ka ndërtuar pa leje.
LISTEN E PLOTE, MUND TA SHIKONI NE FORMATIN PDF