Dule: Berisha kompromis, ose zgjedhje
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka qenë ai që i ka bërë thirrje Kryeministrit që të gjejë zgjidhje me opozitën, pasi në të kundërt mos arritja e konsensusit realizohet me zgjedhje të parakohshme. “Berisha ka qenë President, Kryeministër dhe nuk mendoj se është nga ata deputetët e rinj që ka frikë të rizgjidhet sërish, prandaj të ofrojë konsensus me opozitën, pasi janë pa u votuar ligje të rëndësishme, pasi nëse nuk realizohet, këtë e zgjedh sovrani”, tha Dule, duke nënkuptuar zgjedhjet e parakohshme.