E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, lista me 4500 emrat e familjeve perfituese

Qeveria miratoi dje parcelat ndertimore qe i kalojne personave qe kane ndertime te paligjshme. Keshilli i Ministrave, miratoi dje nje siperfaqe totale toke prej 1.487.643.55 m2 nga te cilat do te perfitojne jo pak por 4500 familje. Parcelat e tokes qe ne total jane 3789 te tilla, i kaluan dje menjehere Agjencise se Legalizimit te Zonave Informale (ALUIZNI), qe do te lidhe me pas kontrata per kalimin e pronesise tek te gjithe ata persona dhe familje qe kane ndertime pa leje. Sipas vendimit te djeshem, Qarku i Tiranes eshte ai qe perfiton siperfaqen me te madhe te tokave, jo pak por 2197 parcela ndertimore, me nje siperfaqe te pergjithshme trualli 1.045.311.59 m2. Ndersa per Qarkun e Durresit, u caktuan 529 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 188.580.59 m2. Perfitim do te kene edhe te gjithe ata qe ndertime pa leje kane edhe ne qytetin e Shkodres. Ne kete qark, qeveria vendosi te kaloje 203 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 40.384.35 m2. po keshtu edhe ne Qarkun e Lezhes, 102 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 27.778.52 m2 dhe ne Qarkun e Beratit, 59 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli prej 19.066.20 m2. Perfitime ka edhe Qarku i Fierit me 13 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 4.449.90 m2, ne qarkun Korce, 7 parcela ndertimore, me siperfaqe te pergjithshme trualli 382.14 m2 si dhe Qarku i Dibres, 83 parcela ndertimore me siperfaqe te pergjithshme trualli 7.911.99 m2. Po keshtu perfitime kane edhe qarku i Elbasanit, Gjirokastres, Vlores dhe Kukesit. "Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale per kryerjen e procedurave te kalimit te pronesise se parcelave ndertimore te objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndertimit pa leje", perfundon vendimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›