E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi, 10 % e femijeve jane obeze

Mania per te ushqyer femijet mire, here pas here po kthehet ne nje semundje ne vendin tone. Ndersa obeziteti tek femijet po kalon ne pandemi. Keto jane te dhenat qe kane dale ne studimin e pare kombetar te kryer ne vendin tone mbi femijet te cilet jane mbi peshe, apo obeze. "Femijet obeze po shtohen cdo dite edhe ne vendin tone. I pari studim me karakter kombetar qe ne kemi kryer, tregon se ne Shqiperi 7 deri ne 10 per qind e femijeve ne shkollat 9-vjecare jane obeze", thuhet ne studimin e kryer ne ISHP. Por vec mbipeshes nje problem i evidentuar tek nxenesit e shkollave, eshte konsumimi i nje ushqimi jo te shendetshem nga femijet. Studimi tregon se vetem 21 per qind e femijeve konsumojne nje here ne dite fruta e perime dhe 29 per qind i konsumojne me shume se nje here ne dite. Konsumimi i ushqimeve te paketuara ne ambientet e shkollave, si dhe mungesa e nje regjimi, ka bere qe 15 per qind e femijeve te shprehen se jane mbipeshe dhe duhet te mbajne diete. Interesante jane krahasimet e obezitetit tek femijet ne shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit, numri i femijeve mbipeshe ne shkollat jopublike eshte 2 here me i larte se ne shkollat publike. Bazuar ne te dhenat e studimit, ky raport eshte me i larte per femijet obeze ne shkollat respektive. Ne studimin e ISHP-se u perfshine nje numer i madh nxenesish te klasave te ciklit 9 vjecar te shkollave publike dhe jopublike ne 12 qarqe te vendit. Objektivi i tij eshte krijimi i nje banke te dhenash mbi situaten epidemiologjike te gjendjes se ushqyerjes se shendetshme te grup-popullates, me qellimin specifik, modifikimin e sjelljeve ushqimore jo korrekte. Nisur nga te dhenat e studimit, specialistet pohojne se vemendja duhet drejtuar tek parandalimi dhe frenimi i rritjes se obezitetit te moshes feminore, pasi trajtimi i obezitetit te instaluar eshte shume i veshtire, ndersa mundesia e te qenit i rritur obez eshte shume e madhe. Po kaq i veshtire eshte dhe korrigjimi i zakoneve te gabuara ushqyese ne moshe te rritur, te cilat jane fituar qe ne femijeri. Obeziteti perben rrezik potencial per zhvillimin e semundjeve kardiovaskulare, por dhe per ato psikike, etj.
Faktoret e tjere qe ndikojne ne peshe
Rritja ne peshe sipas specialisteve vjen edhe si pasoje e mungeses se aktiviteteve fizike. Te dhenat e fundit tregojne se 3 per qind e femijeve nuk bejne asnje aktivitet fizik, dhe 21 per qind bejne me shume se nje ore aktivitet fizik te sforcuar gjate javes. Pjesa me e madhe e femijeve dhe konkretisht 58 per qind e tyre, kalojne tre ore ne dite para ekranit dhe 24 per qind e tyre harxhojne 1 deri ne 2 ore ne dite para internetit. Por kjo dukuri nuk eshte e perhapur ne mase, pasi 18 per qind nuk kane akses ne te.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›