E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, Tirana 30% me shume se norma e BE

Sonila Isaku
Tirana renditet nder kryeqytetet me ndotje me te larte te ajrit, e cila shkon deri ne 30 per qind me shume se normat e percaktuara nga Bashkimi Evropian. Te dhenat kete here jane bere publike nga eksperte te huaj, pikerisht gjermane, dhe matjet jane kryer me aparatura te cilat jane te fjales se fundit.
Ndotja
Pavaresisht progreseve te bera ne pastrimin e ajrit ne vend, serish Shqiperia listohet ne ato vende te cilat kalojne parametrat e ndotjes se ajrit. Shifrat e ndotjes ne Tirane, kryesisht nga grimcat e imta te pluhurit, jane teper te larta, gati 20-30 per qind mbi normat e lejuara. Ky shqetesim ngihet nga autoritetet e Organizates Boterore te Shendetesise. "Po te shohim te dhenat e deritanishme, konfirmojme se niveli i ndotjes i matur nga dy stacionet e vendosura ne Tirane, ketu ne institut dhe ne qender, i tejkalon normat e percaktuara nga Bashkimi Evropian, madje dhe limitet e udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise, vecanerisht per grimcat. 20-30 per qind mbi normat e lejuara. Niveli i ndotjes madje eshte edhe me shume, por ne nuk mund te interpretojme matjet, pasi duhet nje kohe me e gjate per t'i percaktuar ato", tha Michael Kryzonwski, perfaqesues i OBSH-se ne vendin tone.
Shkaktaret
Sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik dhe perfaqesuesve te OBSH-se, jane te ndryshem faktoret e ndotjes, por me problematike jane gazrat qe clirohen nga djegiet, si dhe punimet ne rruge. Grimcat e imeta me dimensione me te vogla se 10 mikron qe kane periudha te ndryshme jane ndotesit me problematike ne Tirane, grimca fare te imeta te transmetohen ne distanca shume te largeta. "Ne si OBSH e ISHP jemi te interesuar me shume per keto grimca te imeta, qe ndikojne se tepermi ne agravimin e semundjeve te zemres, qarkullimit te gjakut dhe uljes se jetegjatesise", - u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se. Sipas te dhenave me te fundit te ISHP-se, nje tjeter tregues i ndotjes ne ajer eshte edhe benzeni, i cilesuar gaz kancerogjen, i cili clirohet nga makinat ne trafik. Keto grimca ndikojne ne shfaqjen e semundjeve te ndryshme, duke shkurtuar jetegjatesine e popullsise.
Gjermanet aparatura te reja per matjen e ndotjes
Per here te pare ne vendin tone, ne ISHP eshte ngritur dhe stacioni i monitorimit te cilesise se ajrit, sipas parametrave te BE. Ne inaugurimin e tij ka marre pjese ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, si dhe ambasadori gjerman Boshard. Organizata Boterore e Shendetesise me fonde te qeverise gjermane ka mundesuar vendosjen e dy aparaturave te sofistikuara per monitorimin e ajrit. Ambasadori gjerman i pranishem ne ceremonine perurimit te aparatures u shpreh se qellimi eshte ndihmimi i Shqiperise, qe te rrise standardet e veta ne kete fushe e qe te behet nje vend anetar i BE-se. Qeveria gjermane vuri ne dispozicion 78 milione euro per bashkepunimin me Shqiperine, cka e con shumen e ndihmes tone ne 100 milione euro. Ndersa ne harkun kohor prej tre vitesh, qeveria gjermane i ka dhene 250 milione euro Shqiperise.
Vasili: Investimet jane te rendesishme
Investimet e bera ne shendetesi gjate ketyre viteve, kane qene te rendesishme pasi rrisin nivelin shendetesor. Edhe aparaturat qe instalohen jane te rendesishme pasi u vijne ne ndihme te gjithe specialisteve. "Ne ISHP gjithmone vazhdojne te instalohen aparatura qe barazojne nivelin e ekspertizes sanitare te ketij instituti me ate te instituteve me te mira homologe ne Evrope. Te dhenat qe perftohen ketu mund te krahasohen pa asnje hezitim me te dhenat cilesore qe merren ne qendrat dhe laboratoret e ngjashem ne Evrope", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›