Librat, kritere te rrepta per botuesit
Shtepite dhe entet botuese do te perzgjidhen ne nje menyre shume te rrepte, per furnizimin e bibliotekave te shkollave me libra. Nje urdher i ministrit te Arsimit dhe Shkences, Myqerem Tafaj percakton me detaje kriteret qe duhet te plotesojne ato, per furnizimin me literature shkencore, artistike, didaktike, etj. Keshtu, jo cdo shtepie botuese qe i "teket" te fitoje ca para me teper nga keto projekte, do te kete mundesi ta realizoje nje gje te tille. Gjithcka varet nga niveli i produktit te tyre.
Kriteret
Kriteret qe duhet te respektojne shtepite dhe entet botuese per perzgjedhjen e librave qe do te paraqiten per shqyrtim ne dy bordet e posacme. Kriteri i pare, eshte se bordet do te shqyrtojne botime te ofruara vetem nga shtepi dhe ente botuese. Literatura e ofruar per nxenesit, duhet te jete domosdoshmerish e pershtatshme me grupmoshen qe i referohet, si dhe programin mesimor te klasave 1-12. Nje kriter tjeter ka te beje me faktin se literatura per mesuesit, duhet te jete ne perputhje me prioritet kombetare per zhvillimin profesional te mesuesve dhe drejtuesve te shkollave. Per botimet e perkthyera, bordet do te preferojne perkthimin nga gjuha origjinale. Bordet perjashtojne nga shqyrtimi cdo botim i cili ka ne permbajtjen e vet aspekte te diskriminimit racial, etnik, fetar, gjinor apo qe nxit urrejtjen. Perjashtohen nga shqyrtimi te gjitha botimet me karakter politik. Listat e literatures se perzgjedhur nga bordet do te publikohet ne faqen zyrtare te internetit te MASH, si dhe ne organin e saj zyrtar te shtypit. Sipas Ministrise se Arsimit, jashte kesaj liste nuk mund te zgjidhet as edhe nje titull per bibliotekat shkollore.
Dokumentet
Botimet qe do te paraqiten ne Bord duhet te shoqerohen me nje shkrese zyrtare ku te jepen titujt e paraqitur si dhe arsyetimin ne bazen te te cilit shtepite dhe entet botuese kane bere perzgjedhjen, firmosur nga perfaqesuesi ligjor. Nje kriter tjeter eshte paraqitja e 2 recencave per cdo botim, te cilat duhet te jene hartuar nga autoritete te njohur te fushes se botimit perkates, ku te evidentohen vlerat si dhe pershtatshmeria e vepres me kerkesat e programit mesimor dhe perdoruesve (nxenes, mesues) te cileve u adresohet. Gjithashtu, kerkohet edhe certifikaten e leshuar nga Zyra per Mbrojtjen e te Drejtes se Autorit, kontrata e shtepise botuese apo entit botues me autorin apo titullarin e te drejtave mbi vepren origjinale, te konfirmuar nga Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autori (ZSHDA) dhe se fundmi, tri kopje per cdo liber. Afati i dorezimit te botimeve nga ana e shtepive dhe enteve botuese eshte data 10 qershor.
Kriteret
Bordet do te shqyrtojne botime te ofruara vetem nga shtepi dhe ente botuese.
Literatura e ofruar per nxenesit te jete e pershtatshme me grupmoshen qe i referohet si dhe programin mesimore te klasave 1-12.
Literatura per mesuesit te jete ne perputhje me prioritet kombetare per zhvillimin profesional te mesuesve dhe drejtuesve te shkollave.
Per botimet e perkthyera, bordet do te preferojne perkthimin nga gjuha origjinale.
Bordet perjashtojne nga shqyrtimi cdo botim i cili ka ne permbajtjen e vet aspekte te diskriminimit racial, etnik, fetar, gjinor apo qe nxit urrejtjen. Perjashtohen nga shqyrtimi te gjitha botimet me karakter politik.
Bashkangjitur botimeve:
Shkrese zyrtare ku te jepen titujt e paraqitur si dhe arsyetimin ne bazen te te cilit shtepite dhe entet botuese kane bere perzgjedhjen, firmosur nga perfaqesuesi ligjor.
2 recenca per cdo botim, hartuar nga autoritete te njohur te fushes se botimit perkates, ku te evidentohen vlerat si dhe pershtatshmeria e vepres me kerkesat e programit mesimor dhe perdoruesve (nxenes, mesues) te cileve u adresohet.
Certifikaten e leshuar nga Zyra per Mbrojtjen e te Drejtes se Autorit.
Kontraten e shtepise botuese apo entit botues me autorin apo titullarin e te drejtave mbi vepren origjinale, te konfirmuar nga Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit.
3 (tri) kopje per cdo liber.