Legalizimet marrin 71 vota, opozita s’jep konsensus
Kuvendi dhe Presidenti duket se japin shenjat e para të bashkëpunimit reciprok, duke lëshuar në miratimin e dekreteve të kreut të shtetit.
Bledar Hoti
Maxhoranca, edhe pse nuk ishte parashikuar në rendin e ditës, ka futur me procedurë të shpejtë votimi dekretin e Presidentit Bamir Topi për ligjin “Për legalizimet”. Në mbledhjen e grupit të PD-së, Kryeministri kishte deklaruar se të enjten do të votohej për dekretin e Topit, për kthimin e ligjit. Edhe pse opozita ka protestuar në lidhje me këtë procedurë, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk ishte parashikuar në rendin e ditës. Por kryeparlamentarja Topalli e ka argumentuar me faktin se, “votimi i dekretit ishte parashikuar që në seancën e kaluar”. Por socialistët Braçe, Ulqini, Leskaj protestuan, duke e cilësuar si jo brenda rregullores një procedurë të tillë. Ndërsa letra me rendin e ditës i është dërguar Kryeministrit, ku nuk parashikohej votimi i dekretit. Dekreti në tërësi, së bashku me propozimet e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është votuar me 71 vota pro, 15 kundër dhe 3 abstenime. Ndërsa në votimin në parim, dekreti ka marrë këto vota, 73 pro, 16 kundër dhe 17 abstenime. Pro këtij ligji kanë votuar pro edhe deputetët e PR-së. Ndërsa në seancën e Kuvendit është vënë re se ministri Olldashi, në bashkëpunim me deputetin e PD-së, Ilir Bano, kanë propozuar një amendament shtesë. Ky propozim i bërë u kontestua nga ana e deputetëve të opozitës, duke u shprehur se më parë amendamenti duhej të shqyrtohej në komisionin përkatës, që është Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese. “Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për veprime informale brenda një distance prej 100 metrash nga akset rrugore kombëtare, me përjashtim të rasteve ku ndërtimi informal përfshihet një zonë informale”, thuhet në amendamentin e propozuar në sekondat e fundit të shqyrtimit të dekretit. Gjithashtu është propozuar që të gjitha ndërtimet pa leje, që janë në tokë me pronësi private, mbi 3 kate nuk do të përfshihen në procese legalizimi. Por do të legalizohen vetëm ato shtesa pa leje, që janë në pallate apo në ndërtesa të tjera, por objekti e ka një leje të mëparshme. Opozita ka kontestuar ndryshimet e realizuara nga ana e PD-së, për shkak se ata nuk plotësojnë një pjesë të propozimeve të paraqitura nga ana e kreut të shtetit, Topi, gjatë kthimit të ligjit. Gjithashtu kontestohet edhe fakti se në këtë proces vazhdon të mos merren në konsideratë dhe kërkesa për përfshirjen në këtë proces e pushtetit vendor. PD-ja i ka dhënë 60 ditë kohë pushtetit vendor për të bashkëpunuar në procesin e legalizimit, në të kundërt, nëse shkelet ky afat, ALUIZNI ka të drejtën të përfundojë vetë procesin e legalizimit.Nenet e ndryshuara
Nenet e ndryshuara
Neni 1
Në pikat 1 dhe 2, fjalët “në ndërtim” të zëvendësohen me fjalët “në objekt”.
Neni 2, shtohet 4/1 dhe 4/2
4/1 Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për veprime informale brenda një distance prej 100 metrash nga akset rrugore kombëtare, me përjashtim të rasteve ku në ndërtime informale përfshihet një zonë informale.
4/2 Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk ka efekt për objektet që janë mbi 3 kate, të ndërtuara në toka që kanë pronarë, përveç rasteve kur mbi këto ndërtesa janë objekte me leje dhe vetëm shtesat e tyre janë pa leje.
Neni 4
Në pikën 1, shkronja “b”, pas fjalës “procesin e” të shtohet fjala “legalizimit”. Në pikën 2, shkronja “c” të hiqet.
Neni 7 të riformulohet si vijon:
“Neni 7
Neni 10 ndryshohet si më poshtë “Neni 10
Për legalizimin e ndërtimeve informale ndiqen procedurat e mëposhtme:
a) njësia e qeverisjes vendore, ku janë ngritur ndërtimet informale të vetëdeklaruar, kryen kualifikimin e tyre dhe dërgon pranë Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, brenda 60 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dokumentacionin e mbledhur gjatë fazës së vetëdeklarimit dhe argumentimin tekniko-ligjor të kualifikimit.
Kur njësia e qeverisjes vendore nuk ushtron përgjegjësinë për kualifikimin e objekteve informale, brenda afatit, kjo përgjegjësi ushtrohet nga ALUIZNI;
b) Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t bën përpunimin e të dhënave të ndërtimeve pa leje, në përputhje me situatën e papritur nga fotografimi ajror dixhital sipas ndarjes kadastrale;
c) për ndërtimet informale, që nuk përjashtohen nga legalizimi, sipas nenit 39 të këtij ligji, ALUIZNI plotëson dokumentacionin tekniko-ligjor;
ç) përgjatë procedurës së hartimit dhe plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI, në bashkëpunim me ZRPP-në, identifikon rastet kur parcela ndërtimore, në të cilën është ngritur objekti informal, figuron e regjistruar në regjistrat e pronave të paluajtshme në pronësi të të tretëve;
d) ALUIZNI i dërgon Këshillit të Ministrave, për vendimmarrje, materialin me të dhënat për çdo pronar të ligjshëm dhe për sipërfaqet takuese, jo më vonë se 30 ditë, nga data e dërgimit të listës paraardhëse. Afati i parë për dërgimin e kësaj liste është data 1 gusht 2008;
dh) pas plotësimit të dokumentacionit, ALUIZNI miraton legalizimin e ndërtimit informal dhe lëshon lejen e legalizimit.
Neni 12
Në pikën 2, fjalët “brenda 6 muajve” të zëvendësohen me fjalët “brenda 3 muajve”.
Neni 17
Fjalët “në ndërtim” të zëvendësohen me fjalët “në objekt”
Neni 19
Shkronja “a” të riformulohet si më poshtë:
a) Njësia e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me ALUIZNI-n, i propozon KRRT-ve apo KRRTRSH-së, për miratim, kufirin e zonës / vendbanimit / bllokbanimit me ndërtime të legalizuara.
Neni 22
Pika 2 riformulohet si vijon:
2. Statusi i parcelës ndërtimore nuk ndryshon, e drejta e zhvillimit të saj i përket pronarit të ligjshëm dhe objekti pa leje shfrytëzohet nga familja që e disponon atë, deri në momentin e sistemimit me banesë.
Neni 23
Në titullin e nenit fjalët “në ndërtim” të hiqen.
Neni 24
Paragrafi i fundit i nenit 24 riformulohet si më poshtë:
“Për objektet e përcaktuara në nenin 36 të ligjit, zyra e urbanistikës së njësisë së qeverisjes vendore përcjell pranë ALUIZNI-t argumentimin tekniko-ligjor të kualifikimit, dokumentacionin e sipërpërmendur, si dhe çdo dokumentacion tjetër që ajo disponon për objektet, në përputhje me afatin e vendosur në nenin 10, gërma a të këtij ligji”.
Neni 28
Pika 5 e nenit 28 të riformulohet si më poshtë:
5. “Në territoret e përcaktuara si territore me ndërtime informale, ndalohet dhënia e lejeve për shesh ndërtimi ose e lejeve të ndërtimit subjekteve private, deri në miratimin e studimit urbanistik për to”.
Berisha fton PS: Ballafaqim në bazë
Kryeministri Sali Berisha, në mbyllje të seancës, ftoi opozitën që të jetë pjesë e turit të tij nëpër rrethe “Shqipëria në NATO”. “Keni kërkuar se ku është kryeministri, vendi im është në takimet me qytetarët, tek zgjedhësit tuaj, të urdhëroni aty bashkë me kryeministrin të konfrontoheni me programet. Tani e tutje më keni te zgjedhësit, sepse më kërkojnë zgjedhësit dhe unë do shkoj atje. Ju ftoj aty, para atyre ta kritikoni kryeministrin për ato që mendoni ju. Por të ikni nga takimet se janë mbajtur premtimet, kjo nuk mund të ndodhë fare. Është shumë më mirë që të ballafaqohemi në bazë. Kur inaugurojmë ujësjellës dhe rrugë duhet të jeni dhe ju aty në krahun tim”, deklaroi Berisha. Sipas tij, socialistët nuk duhet ta bojkotojnë një gjë të tillë, duke i afruar skemën bipartizan të takimeve në rrethe. “Shkoj unë dhe nuk vini ju, por kjo nuk shkon. Ju ftoj në turneun tim, i cili nuk është turne elektoral, por tur inaugurimesh dhe premtimesh të mbajtura”, iu drejtua Berisha deputetëve opozitarë. Deputetët socialistët kanë tentuar të reagojnë në lidhje me këtë qëndrim, por seanca është mbyllur në mënyrë të menjëhershme, kjo edhe për shkak të fillimit të ndeshjes Itali-Holandë.
“Turizmi”, PD pranon konsensusin me opozitën
Kryeministri Berisha pranon kërkesat e opozitës për ligjin e “Turizmit”. I pranishëm në seancën në momentin e votimit, Kryeministri ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e socialistit Ylli Bufi për ndryshimin e masës së penalizmit për ato firma që kanë shkelur kontratat për ndërtimin e fshatrave turistikë. Ministri kishte propozuar që masa e ndëshkimit të ishte 100% e vlerës së investimit. Ky nen parashikonte sekuestrimin e të gjithë pasurisë nga ana e firmave që kanë devijuar ndërtimet e fshatrave turistike, duke ngritur pallate. Socialisti Bufi propozoi se për ato firma që kanë shkelur kontratat, ndëshkimi ligjor të ishte “100 për qind të vlerës së detyrimit financiar, sipas kontratës së nënshkruar”. “Nëse e lejmë ashtu siç e propozon ministri nuk ka kuptim, më mirë ta lemë ashtu siç ishte në ligjin e kaluar, ku i pezullohej kontrata. Ky është dhe konsensusi që ofrojmë ne për këtë pikë”, deklaroi Bufi. Pas këtij qëndrimi ka ndërhyrë Kryeministri Berisha, i cili ka pranuar variantin e socialistit Bufi, edhe pse ministri i Turizmit e kontestoi atë më parë. Ai i ka kërkuar ministrit të tij të tërhiqet nga qëndrimi i mbajtur. “Meqë kryeministri jep konsensusin e tij, atëherë votohet varianti i propozuar nga ana e deputetit Bufi”, deklaroi Topalli. Ligji “Për Turizmin” u votua në seancën e Kuvendit me 73 pro, 5 kundër, 2 abstenime. Ndërsa në këtë votim kanë abstenuar dhe deputetë të maxhorancës. Opozita ka pasur kontestime vetëm në lidhje me nenin që parashikohej konfiskimi i pasurisë së ndërtuar në zonat turistike.