Panorama GOSSIP - LUSI kërcënon OLSIN:“Më kthe paratë e mia…!”
Menjëherë pas përfundimit të “Brenda Big Brother”, Olsi dhe Najada kanë marrë udhën drejt restorant “Austria”, ku edhe së fundmi i ështëofruar një vend punë si menaxher. Por duket se gjithë gëzimi i ka ngrirë në buzë, teksa ka parë
se në hyrje të restorantit është shfaqur Lusi, ish e dashura e tij, e cila i kishte zënë “pritë”, për të larë hesapet e lëna pezull, që kurse Olsi kishte hyrë në shtëpinë e “Big Brother”. Lusi, e cila duket se ishte përgatitur për këtë moment, ka drejtuar në adresë të Olsit një lumë të sharash, madje ka guxuar ta kapë atë prej kravate. Edhe pse Olsi në fillim nuk e
ka prishur fort qejfin, gjithë situata është tensionuar më shumë, kur ajo i ka kërkuar që t’i kthejë të
LUSI kërcënon OLSIN: “Më kthe paratë e mia…!” gjitha lekët që i ka dhënë gjatë kohës kur ishin bashkë. Ajo i ka kujtuar për herë të parë këtë fakt, duke i thënë ish të dashurit të saj, se gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur bashkë, ajo e ka “mbajtur” atë me para, prandaj edhe ka kërkuar që t’ia kthejë. Për herë të parë që nga dalja e “Big Brother”, Lusi ka mundur që të nxjerrë të gjithë të vërtetën rreth lidhjes së saj me Olsin, duke pohuar në sy të gjithë atyre që u ndodhën qark, se e ka ndihmuar financiarisht, kjo sajë biznesit që ajo ka nën zotërim. Këtë fakt, por në mënyrë paksa sipërfaqësore Lusi ia ka thënë Olsit edhe në momentin kur e takoi në magazinën e “Big Brother”, për t’i kërkuar shpjegime në lidhje me historinë e dashurisë që kishte filluar në shtëpi.Gjatë momentit kur ajo u përball me Olsin në shtëpi, i ka thënë se nuk e priste nga ai, duke i zënë në gojë të gjithagjërat që ajo kishte bërë për të, por nuk ka thënë asgjë konkrete. Pas daljes nga shtëpia, Lusi ka gjetur momentin për t’i thënë në sy gjithçka Olsit, pa menduar se e gjithë
shoqëria e tij ndodhej aty. Duket sikur Lusi ka zbrazur gjithë inatin që kishte mbledhur ndaj ish të dashurit të
saj, gjatë qëndrimit 3-mujor në shtëpinë e “Big Brother”, për t’i thënë atij në sy gjithçka, brenda pak minutash. Por
duket se kjo situatë nuk ka qenë edhe aq shqetësuese në fillim për Olsin. Ai e ka dëgjuar qetësisht, duke tentuar
herë pas here që të largohej. Por duket se situata ka marrë udhë tjetër nga ajo që kishte pasur Olsi në kokë,
të hynte në lokal dhe për të festuar. Më pas Olsi është larguar i qetë, ndërkohë që Najada gjatë gjithë kohës e
ka pritur në makinë, duke mos reaguar për asnjë çast nga gjithë debati që u ndez mes Olsit dhe ish të dashurës së
tij. Duket sikur ajo ka preferuar të qëndrojë e distancuar nga ngjarja, ashtu siç edhe ka vepruar më përpara, kur
Lusi hyri në shtëpi për t’i dhënë lamtumirën Olsit, duke mos ndërhyrë në të shkuarën e të dashurit të saj.
OLTA nën e
efektin e batutave
të GJERGJIT
E sapo kthyer nga Serbia, Olta Boka është parë shumë afër me kompozitorin
Gjergj Leka, i cili ndoshta ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me
vajzën 16-vjeçare. Por në fakt në foto duket një tjetër situatë. Të gjithë e dinë
që Gjergji është shumë i sjellshëm me femrat, madje edhe një artist që dallohet
për sensin e humorit. Ndoshta kjo e fundit është arsyeja që Olta ndihet kaq e
qeshur, teksa sheh që Gjergji, duke kërkuar diçka në xhep, ka thënë edhe një
batutë, çka edhe i ka kthyer asaj buzëqeshjen, pas disfatës që pati së fundmi në
Eurovizion.
VERA dhe PALI,
“kur përballen
titanët”
Edhe pse tashmë nuk punon më në Televizionin
Publik Shqiptar, regjisorja e njohur
Vera Grabocka, vijon të ruajë miqësitë vjetra
me kolegët e saj, një prej të cilëve është Pali Kuke. Ajo është ulur për pak momente
në tavolinën e mikut të saj, edhe pse aty nuk ndodhet Zerina, për të konsumuar
ndonjë ide ose projekt që jo se ka gjasa që t’i afrojë ata, por ndoshta për të treguar
se Vera, gjithmonë joshet nga TVSH-ja dhe kur vjen puna për t’u rikthyer aty ku
ka hedhur hapat e parë, bën kompromise për t’ia arritur qëllimit.
GENTA ISMAILI rikthehet
me klipin “Intoxicated”
Në fund të vitit 2007, Genta ka publikuar një prej këngëve të saj më të reja,
pikërisht atë me titull “Sa Ilaçe”, por duket se ajo vjen sërish me një surprizë
tjetër, këtë herë me këngën “Intoxicated”, e cila vjen në dy versione, një në
gjuhën shqip edhe një tjetër në atë angleze dhe pritet që shumë shpejt, ajo të
shfaqet në ekran me një videoklip tejet dinamik. Ndërkohë që përveç këngës
“Intoxicated”, ajo është duke përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do
të jenë totalisht në gjuhën angleze dhe i janë dedikuar tregut amerikan. Pak
kohë më parë u përfol për një kontratë të mundshme mes këngëtares dhe një
shtëpie të njohur diskografike, por duket se Genta nuk ka dhënë asnjë detaj
deri në publikimin e tyre, ndërkohë që kënga “Sa Ilaçe”, që edhe u kritikua si
një vidoeklip i vjedhur po shfaqet me sukses në ekranin e “MTV Adria”.
EVA ALIKAJ pse kam hequr dore nga meshkujt
Në fytyrën dhe të folurën e saj ruan ende ëmbëlsinë dhe buzëqeshjen, që i kanë fiksuar dikur kameramanët
e Kinostudios, në aq shumë filma, edhe pse tashmë është plot 47 vjeç, gëzon sharmin e një femre që gjithkush
do të ishte ndalur për ta përshëndetur. Ajo është Eva Alikaj, një nga ikonat e teatrit dhe kinemasë shqiptare, që siç
edhe rrëfen për gazetën, edhe pse prej 17 vjetësh e larguar nga Shqipëria, vazhdon të jetojë me të njëjtën ëndërr, njësoj
si asokohe kur ngjiti shkallët e Akademisë së Arteve për t’u bërë aktore, edhe sot, dëshiron shumë fort vetëm një gjë, të jetë në teatër. Por duket se teatri, ku ka zënë vend ëndrra e saj, është jeta që bën në Vjenë, prej kaq vitesh,ku jeton me djalin e saj Xhino, për t’u kthyer pas kaq vitesh, për të marrë përveç duartrokitjeve, çmimin “Kult” si aktorja më e mirë e vitit. Përpos jetës që bën larg teatrit dhe pasionit që iu ndez tashmë si një fëmijë i vogël, Eva premton se do të kthehet sërish në Tiranë, sërish në skenën e teatrit gjatë stinës së vjeshtës, me të tjera surpriza...! Eva urime për çmimin. Eprisje? E prisja..., nuk e dija por thellë brenda meje e kërkoja këtë çmim. Unë nuk e dija se ekzistonte një eveniment itillë në Shqipëri, por kur më thanë se isha e nominuar doja ta merrja. Thosha me vetë pse jo, unë jam e talentuar.
Ky çmim ndoshta ishte dhe në një farë mënyrë, ajo çfarë ju kishte munguar gjatë këtyre viteve?
Për “Lola Bahun” kam punuar jashtëzakonisht shumë. Çdo gjë e kam bërë vetë, edhe regjinë. Kjo pjesë kërkonte një staf
të madh, por unë nuk kisha mundësi dhe për këtë arsye jam munduar t’i bëj vetë të gjitha dhe mua më vjen mirë që ky
çmim mu dha nga një juri profesioniste, duke pasur brenda dhe vlerësimin e publikut.
Pas çmimit, Eva do kthehet më shpesh në Tiranë? Them se po. Dua të vë sërish “Lolën” në skenë nga tetori
ose nëntori, pasi atëherë nuk e panë shumë njerëz, sepse vetë formati i kësaj pjesë nuk të lejon ta vësh shumë ditë me radhë. Por asgjëje nuk i dihet. Edhe pse kam jetuar në Austri unë gjithmonë me shpirt dhe me zemër kam qenë aktore shqiptare dhe zemra ime ka qenë gjithmonë teatri, pa të unë nuk bëj dot. Mendon se je shpërblyer për gjithë çfarë i ke dhënë kinematografisë shqiptarë? Jo. Publiku ma ka shpërblyer dhe atij i jam gjithmonë mirënjohëse, por të tjerët jo. Ose jo të paktën sa koleget e mia, nëse ato janë shpërblyer tamam unë jo. Unë në fakt kam qenë gjithmonë e llastuar, nuk kam ditur kurrë t’i them dikujt ma jep mua atë rol, edhe pse kam fituar një kupë që kur isha njëzet e një vjeç me filmin “Njeriu i mirë” që ishte dhe filmi im i parë. Mbaj mend në atë kohë profesori im Vangjush Furxhi më thotë: “Eva ti je më e mirë se unë”. U habita po si duket
paskam talent.
Po në Vjenë me çfarë merret Eva?
Kam vënë në skenë edhe atje “Lola Bahun”, e cila është
pritur mjaft mirë. Nuk është e thjeshtë që një aktore shqiptare
të vërë në skenë një vepër, pasi atje nuk u intereson shumë se
kush je ti. Por kam luajtur edhe në Folk Teatër, aty ku është
shumë e vështirë të hipë një aktor. Unë nuk di të bëj asgjë
tjetër përveç teatrit. Punën tjetër që bëj e bëj thjesht se më
duhet të jetoj.
Cila është puna e tjetër?
Punoj në një dyqan ku ka shumë lloj gjërash si parfume, disqe
etj., por të thashë atë pune e
bëj thjesht për të marrë lekët
dhe jo se e dua, unë nuk di
të bëj asgjë përveç teatrit.
Pavarësisht se unë bëj një
punë të thjeshtë ku merrem
me paketimin e tyre, por
edhe kur punoj nuk e kam
mendjen fare aty, dua
thjesht të mbarojë orari
dhe të iki.
Ju keni dhe një djalë.
Si është marrëdhënia
juaj?
Shumë e mirë. Është
djalë i mbarë dhe nuk
është i llastuar, sepse ka
vuajtur, unë nuk kam
pasur kurrë mundësi
ta llastoj. Kur punon
vetëm për të mbijetuar,
nuk ke se si ia plotëson
të gjitha dëshirat.
Do të doje që ai të
ndiqte rrugën tuaj?
Nuk e di. Ai ka shumë
talent për muzikë dhe
studion për violë, është
i talentuar. Unë dua ta
mbarojë këtë pastaj të
bëjë ç’të doje vetë.
Sa krenar ndjehet
për mamin, kur pa se
sa ju duan?
Xhino nuk e shpreh
atë që ndjen, thjesht kur
u tha emri im, më kapi
për dorë dhe më tha:
“bravo”. Edhe kur luaja
në Vjenë e shihja që ai
ishte shumë krenar dhe
kur shihte që më bënin grimin thoshte: “kjo është
mami im” edhe pse ishte shumë i vogël.
Sa shpesh kthehet Eva në Tiranë?
Jo shumë, por kthehem sa herë që më jepet
mundësia.
Sa i ke ruajtur kontaktet me miqtë gjatë këtyre
kohëve, cilët takon më shpesh?
Unë nuk kam shumë miq, më kanë mbetur shumë
pak. Për një them me siguri se është vërtet një mike
që me do me pastërti, Rozeta Ferri (gruaja e Xhevdet
Ferrit) kemi qenë shoqe klase, por me gjithë zemër
do të doja të takoja Matilda Makoçin, por nuk e di
se ku ta gjej.
Sot kur del rrugëve të Tiranës ke nostalgji?
Kam shumë, por nuk ka mbetur më asgjë nga ajo
Tirana që ka qenë dikur. Mundohem të gjej ndonjë
copë e cila të ketë mbetur ashtu siç ka qenë, por është
shumë e vështirë ta gjesh. Para 10 vitesh ka qenë
akoma më keq, nuk e gjeja askund atë që kisha lënë.
Një herë kam gjetur një pallat të vjetër në Tiranën e
Re dhe i thosha djalit “kjo është Tirana ime”.
Përveç djalit ka ndonjë mashkull tjetër në jetën
tënde?
(Qesh) Nuk kam turp ta them, por jo. Për momentin
jam vetëm. Nuk më pëlqen të bëj kompromise
me askënd, sado që ndonjëherë ndjehem vetëm, por
ndoshta është më mirë kështu. Unë nuk dua që të
jem e varur ndaj askujt. Dua të bëj diçka vetë, dua
të bëj atë çfarë ndjej.
Ke mbetur po aq elegante sa keni qenë, sa kujdeset
Eva për veten?
Aspak. Kur punon për të mbijetuar nuk ke kohë
të kujdesesh për veten, kjo nuk ka lidhje me mua