Protokolli bashkon Topin e Topallin
Pas “luftës së ftohtë” të deklaratave në javët e fundit, Presidenti Topi dhe kryetarja e Parlamentit Topalli kanë trokitur dje gotat e shampanjës në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë.
ADI SHKEMBI
Duket se këtë radhë vetëm protokolli mund të shkrinte akujt mes dy institucioneve. Ka qenë pikërisht ceremonia e dekorimit të kryetarit të Grupit parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri, Volfgang Grosruk, që ka shërbyer për një shtrëngim duarsh mes dy krerëve të shtetit. Për herë të fundit një gjë e tillë kishte ndodhur pikërisht më 21 mars, kur Presidenti Topi thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ngjarjen e Gërdecit, në të cilën ishte e pranishme edhe kryeparlamentarja Topalli. Duke folur dje në parlament Topalli, në përgjigje edhe të akuzave të opozitës për këtë çështje, deklaroi se “pas konsultimeve me konsitucionalistë dhe pavarësisht se më kanë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, sepse kërkova informacion për kandidaturat për Gjykatën e Lartë, në fakt të gjithë kanë rënë dakord në thelbin e asaj që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese”. Njëkohësisht ajo shtoi se është gati që të diskutohen që ditën e sotme në komisionin e ligjeve, dekretet e Topit. “Lufta e ftohtë” mes dy institucioneve, krerët e të cilëve deri në korrik të vitit të kaluar, kanë qenë nënkryetarë të Partisë Demokratike, nisi rreth dy javë më parë, kur pas firmosjes së pesë dekreteve nga ana e Topit për në Gjykatën e Lartë, Topalli i dërgoi një letër disa institucioneve për verifikimin e këtyre kandidaturave. Në një emision televiziv, kreu i shtetit kritikoi mënyrën se si po procedonte Kuvendi me dekretin e tij, duke thënë se ligjvënësi ka për detyrë vetëm të shprehet me votë dhe jo të kërkojë informacione. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, u kundërpërgjigj me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të nxjerrë në janar të vitit 2005, sipas të cilit mes dy institucioneve duhet të ketë bashkëpunim lidhur me kandidaturat.
Prokurorët: Nuk pranojmë asnjë presion politik
TIRANE – Shoqata Kombëtare e Prokurorëve dënon frymën denigruese të mbajtur nga institucionet dhe personat me pushtet e imunitet kundrejt institucionit të Prokurorisë. Përmes një deklarate zyrtare të saj, Shoqata e Prokurorëve kërkoi dhënien fund të këtyre praktikave, të cilat sipas prokurorëve pengojnë hetimin e gjithanshëm dhe procedimin e barabartë dhe të drejtë të çdo autori të dyshuar për kryerjen e veprave penale. Reagimi i Shoqatës së Prokurorëve vjen pas mbledhjes së Komitetit Drejtues të saj më 5 qershor 2008, por edhe pas një periudhe debatesh në distancë mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit lidhur me heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shoqata Kombëtare e Prokurorëve mbështeti Kryeprokuroren Ina Rama duke thënë se, “vërejmë me kënaqësi përkushtimin e prokuroreve të të gjitha shkallëve të procedimit penal, për përmbushjen e detyrave të tyre funksionale që u ka ngarkuar Kushtetuta, ligji Penal dhe ai Procedural Penal”. “Konstatojmë se pas situatës së re të krijuar me ndryshimet dhe prurjet e reja në drejtimin e Prokurorive, vërehen përmirësime të ndjeshme në veprimtarinë e Instituicionit, në hetimin, zbulimin dhe procedimin e veprimtarisë kriminale, si dhe rritje e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera shtetërore”, thuhet më tej në deklaratë. Duke ndjekur me shqetësim e kujdes situatën kriminale, Shoqata e Prokurorëve u bëri thirrje anëtarëve të saj, të cilët përfaqësojnë institucionin e Prokurorisë në gjitha shkallët e procedimit penal, që ashtu si deri më sot, të tregojnë profesionalizëm, përkushtim dhe objektivitet në ushtrimin e detyrës, duke mënjanuar çdo lloj ndërhyrjeje e presioni, pavarësisht se nga vjen ai dhe çfarë qëllimi synon. “Shoqata e prokurorëve të Shqipërisë inkurajon në mënyrë të posaçme, prokurorët, anëtarë të saj, që procedojnë në çështje penale të rëndësishme që kanë për autorë anëtarë të grupeve kriminale si: të ashtuquajturat “Banda e Aldo Bares”, të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, çështjen penale të Gërdecit, si dhe procedimet penale në fushën e korrupsionet”, citohet në deklaratë. t.s
Financimet e partive, Islami: Po punohet në kodin e ri
Ish-bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Kastriot Islami, u shpreh dje se kodi i ri zgjedhor do të përcaktojë rregullat për kontrollin mbi financimin e partive dhe fushatave zgjedhore. Islami u shpreh se, juristët e grupit të punës që po punojnë për draftin ku do të preket edhe KQZ po e shohin dhe këtë rregullim që do të pasqyrohet në kod. “Parimet kryesore janë që të jetë një financim sa më i thjeshtë, të jetë një financim i arsyeshëm, në kuptimin e termave buxhetorë, që të mos rëndojë në xhepat e shqiptarëve, e treta të jetë një buxhetim transparent. Natyrisht nëse do të shikohet e mundshme të realizohet edhe prekja e financimit të partive politike, meqenëse fushatat elektorale janë vetëm një pjesë e vogël financimi për një periudhë afatshkurtër”, tha Islami dje në një komunikim për mediat. Sipas tij, “bëhet fjalë për ndryshim parimor të neneve që lidhen me financimin, sepse KQZ-ja ka pasur vetëm fushatat elektorale, ndërkohë që financimi i partive politike është në një spektër më të gjerë dhe nuk është KQZ-ja që merret me këtë çështje”. Islami shtoi se, angazhimi i partive politike synon mbylljen e reformës zgjedhore brenda këtij sesioni parlamentar.