Legalizimet, mazhoranca sot e bashkuar per voten pro
Fatjona Mejdini
Kuvendi pritet te kaloj sot edhe ndryshimet e bera ne ligjin e Legalizimeve dhe te votoj mbi dekretin e presidentit Topi i cili e ktheu kete ligj per ndryshime ne parlament. Keshtu deputetet ne Kuvend ju duhen 71 vota per rimiratuar ndryshimet e bera ne ligj. Per ta bere ligjin sa me praktik dhe te pranueshem nga te gjitha palet, Partise Demokratike i eshte dashur te bej negociata me aleatet e tyre ne koalicion, Partine Republikane. Negociatat mes dy forcave te mazhorances dolen te suksesshme dhe pritet qe ligji te marr votat e plota te mazhoranes, ne ndryshim me ate qe ndodhi muajin e kaluar. Ndonese opozita pritet te votoj kunder ketij ligji, mazhoranca e bashkuar pro tij nuk do te kete probleme ne kalimin e tij per te siguruar 71 ose me shume vota sot ne Kuvend. Keshtu ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e Ndertimeve pa leje" do te votohen ne Kuvend, me ose pa pelqimin e voten e opozites. Kryetari i grupit parlamentar republikan Arian Madhi ka siguruar pak dite me pare se vota e te gjithe deputeteve te PR-se ne Kuvend per ndryshimet ne ligjin e legalizimeve do te jete pro.
"Partia Republikane pershendet ndryshimet qe ju bene ligjit te legalizimeve ne komisionin parlamentar, pasi ato permbushin kerkesat e pronareve", tha Madhi. Sipas tij, meraku i republikaneve qe te kompensohen fillimisht pronaret e me pas te kene mundesi te paligjshmit te marrin lejen e legalizimeve si dhe vendosja e afateve konkrete per kompensim u zgjidh me konsensus e negociata me PD-ne ne pushtet. Nga ana tjeter opozita ka deklaruar se nuk do te votoje per ndryshimet, pasi nuk u morren parasysh propozimet e saj qe pushtetit vendor te mos i preken kompetencat ne procesin e legalizimit per ti marre ALUIZNI, qe sipas tyre eshte nje agjenci qeveritare. Te pakenaqur ne kete kete ridiskutim te ligjit te legalizimeve kane mbetur dhe pronaret e ligjshem te tokave. Perfaqesuesit e shoqates " Pronesi me Drejtesi" kerkuan nje sere ndryshimesh ne ligj, qe do te ndihmonin ne zgjidhjen nje here e mire te probleme te tyre. Si qe te kishin te drejten e animimit ne gjykate nese nuk jane dakort me kompensimin, te mos preken zonat turistike nga ndertimet pa leje, si dhe ligji te shoqerohet me nje fature financiare. Por keto ndryshime nuk u morren parasysh nga perfaqesuesit e mazhoranves dhe per pasoje ish-pronaret nuk mund te ishin dakort per keto ndryshime.
Pakti per legalizimet PD-PR
Nga ndryshimet sipas paktit te bere mes PD-PR u vendos se nuk do te kete legalizim pa u bere me pare kompensimi i pronarit te ligjshem te tokes. Keshtu me kerkese te republikaneve, demokratet pranuan qe te amendonin ligjin ne menyre qe askush mos te merrte titullin e pronarit pa u kompensuar pronari legjitim i tokes.
Afati i dorezimit te dokumentacionit
Ne ligjin qe u soll nga maxhoranca u shtuan dhe afate konkrete per kompensimin e pronareve. Keshtu data 1 gusht 2008, u vendos si limiti i dorezimit ne Keshillin e Ministrave te listes se pare te pronareve qe duhet te kompensohen. Tre muaj pas dorezimit do te nise dhe kompensimi.