PS merr sot vendimin per shkarkimin e Topallit
Fatjona Mejdini
Grupi parlamentar i Partise Socialiste pritet te marr sot vendimin per te kerkuar zyrtarisht edhe mocionin per shkarkimin e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Nenkryetari i grupit parlamentare te PS-se, njekohesisht zedhenesi i ketij grupi, Erion Brace deklaroi diten e djeshme se sot formumet e kesaj partie do te marrin edhe vendimin per mocionin ndaj Topallit.
" Neser do te merret nje vendim mbi mocionin e shkarkimit te Topallit. Mesa duket mocioni per shkarkimin e saj eshte i pashmangshem", deklaroi diten e djeshme ne nje konference per shtyp numri dy i grupit te PS-se. Ne fjalen e tij, Erion Brace theksoi se ky mocion nga ana e Partise Socialiste do te merret ne emer te mbrojtjes se parimeve te demokracise, duke qene se ato nuk zbatohen nga ana e kryetares se Kuvendit, Topalli. Po keshtu Brace deklaroi se Topalli nuk respektonte as ndarjen e pushteteve nje detyrim themelor i cili parashikohej ne menyre te prere nga Kushtetuta.
" Mocioni yne pritet te vij ne mbrojtje te demokracise se vendit dhe ndarjes se pushteteve si nje detyrim themelor i parashikuar ne Kushetute", deklaroi dje zedhenesi i grupit te PS-se, Brace. Nenkryetari i grupit te PS-se theksoi se edhe kryeministri Berisha kishte pergjegjesi ne lidhje me mos respektimin e insituciuoneve te pavarura nga ana e mazhorances aktuale. Sipas Braces, kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Topalli nuk respektojne edhe ndarjen e pushteteve. Pak dite me pare ne nje konference per shtyp, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se partia qe ai drejtonte kishte ndermend te vendoste per nje mocion per te kerkuar edhe shkarkimin e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas Rames, Topalli kishte shkelur ligjin kur pa te drejte nuk kishte lejuar qe ne Kuvend te kalonin per miratim dekretet e presidentit Bamir Topi ne lidhje me 5 emrat e propozuar nga ai per te qene antare te Gjykates se Larte. Rama e akuzoi Topallin per shkeljen e rregullores se Kuvendit dhe marrjes se kompetencave edhe te kreut te shtetit, Topi.
PS, disa here mocion per Topallin
Ndaj kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli grupi parlamentare i Partise Socialiste ka marr me pare edhe dy nisma te tjera per shkarkim. Ka qene mazhoranca e cila me votat e bashkuara nuk ka lene shkrkimin e kreparlamentares Topalli, mocionet ndaj te ciles u morren pak kohe pasi u votua si kryetare e Kuvendit.
Brace: Topalli do te marr kompetencat e kryeprokurores
Nenkryetari i grupit parlamentare te Partise Socialiste, Erion Brace e akuzoi dje kryeparlamentaren Jozefina Topalli se kishte ndermend te merret edhe kompetencat e kryeprokurores Ina Rama. Nisur nga kjo akuze, Erion Brace deklaroi se Topalli se bashku me kryeministrin Berisha po pengonin punen e Prokurorise se Pergjithshme ne lidhje me hetimin dhe zbardhjen e plote te tragjedise se Gerdecit. Pak dite me pare, kryeparlamentarja Topalli edhe si kryetarja e Keshillit te Imuniteteve, ka akuzuar Prokurine e Pergjithshme se ka fshehur dokumentacionin ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit. Sipas saj, dokumentet e derguara ne Kuvend
nga Mediu jane me voluminoze dhe te kompletuara se ato te derguara
nga Prokuroria e Pergjithshme.
" Sic e shikoni, z. Mediu ka sjelle nje material voluminoz dokumentesh qe
kerkojne kohe per t'u shqyrtuar. Dokumente qe me sa duket i jane mbajtur fshehur parlamentit", deklaroi Topalli ne mbledhjen e Keshillit te Imuniteteve. Nga ana e saj kryeprokurorja Ina Rama deklaroi dy dite me pare se institucioni qe ajo drejtonte nuk kishte fshehur asnje dokument ne lidhje me hetimet per Gerdecin dhe se te gjitha materialet e duhura i ishin derguar edhe Kuvendit, bashkangjitur me kerkesen per heqjen e imunitetit te ish-minisrtit te Mbrojtjes, Fatmir Mediut.