E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qortimi i te atit, vetevaret 10-vjecari

Nje pellembe nga i ati con drejt veteflijimit vogelushin 10 vjecar ne Tirane. Arlind Haka, 10 vjec eshte vetevarur ne nje peme pas shtepise me nje litar, ndersa me pare kishte bere nje gabim per te cilin ishte qortuar. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 18:00 te dites se djeshme, ne lagjen numer 1, te Bathores, kur Haka eshte gjetur i vdekur ne shtepi, nga familjaret e tij. Sipas deshmive te familjareve femija ka qene i urte dhe tip i ndjeshem, gje e cila ka sjelle qe i mituri te ndermarre dhe veprimin fatal. Trupi i pajete i femijes eshte gjetur i nga babai i tij, i cili ka njoftuar menjehere policine. Ne vendngjarje kane shkuar uniformat blu te postes se Koder Kamzes, ndersa per disa ore eshte marre ne pyetje i ati i 10-vjecarit, qe ka shpjeguar edhe momentet para se te gjente djalin e varur ne litar. Babai 45 vjecar mesohet se ka deklaruar se i kishte bertitur duke e qortuar Arlindin per nje gabim qe kishte bere gjate paradites, por e ka vleresuar si nje keshille te zakonshme. Ngjarja e rende ka ndodhur pikerisht ne "1 Qershor", qe njihet edhe si festa e femijeve.

E gjithe ngjarja mes babait dhe te miturit kishte ndodhur ne mesdite. Sipas deshmise se dhene ne komisariatin numer 5, te policise se kryeqytetit, ai e kishte goditur dhe me shpulle. Pas kesaj ngjarjeje, 10-vjecari Haka, ishte larguar nga shtepia dhe nuk ishte kthyer. Duke menduar se djali kishte dale te luante me shoket, familjaret nuk e kane kerkuar. Por ka qene perseri i ati, i cili e ka gjetur trupin e pajete te te birit. Ai ishte vetevarur me nje litar ne nje kumbull, pas shtepise. Kjo skene ka bere 45-vjecari te vere kujen, per ate qe i kishte ndodhur. Me pas ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe te afermit e tjere, te cilet kane njoftuar uniformat blu, qe kryen hetime ne vendngjarje, duke rrethuar shtepine. Me pas jane njoftuar dhe ekspertet mjeko-ligjore, qe kane bere ekspertizen e vdekjes se femijes, duke nxjerre dhe shkakun e vdekjes se tij. Babai ka rrefyer se megjithese e dergoi te birin me urgjence ne spital, mjeket i kishin thene se kishte nderruar jete si pasoje e asfiksise prej litarit ne qafe. Per ngjarjen policia beri te ditur se ka marre ne pyetje edhe familjare te tjere, per te zbuluar nese ka patur arsye te tjera qe 10-vjecari eshte veteflijuar. Sot pritet te behet edhe ceremonia mortore e vogelushit qe ndiqte klasen e katert.

Deshmia e babait:

"Nuk e mendoja se do te vetevarej"

Pas ngjarjes se rende policia ka marre ne pyetje familjaret e te miturit, per te zbardhur ngjarjen e rende. Burime nga komisariati numer 5, i policise se kryeqyteti, thane se kane marre ne pyetje babane e 10-vjecarit, i cili ka deklaruar para oficereve se i kishte bertitur te birit pasi kishte bere nje gabim. "Nuk e mendova se im bir do te shkonte deri ne vetesakrifikim", eshte shprehur ai i deshperuar ndersa me pas eshte lene i lire qe t'i beje nderimet e fundit vogelushit. Pas kritikes ai nuk ishte kujdesur me per Arlindin, duke menduar se do te shkonte te luante me shoket. Sipas te atit, djali ishte tip shume i qete dhe qe prekej per cdo situate. Ky fakt dyshohet se e ka cuar ate drejt veteflijimit, duke u varur ne kumbullen pas shtepise se tij, ku eshte gjetur rreth ores 18:00, te mbremjes se djeshme. Me pas cdo gje ka qene e kote dhe pse familjaret jane munduar ta cojne me shpejtesi ne spital, pasi ai kishte nderruar jete. Me pas gjithcka i ka ngelur ne dore policise per te hetuar ngjarjen e rende.

Precedentet

14 tetor 2007

Me 14 tetor te ketij viti u gjet i varur ne nje sere, 10-vjecari Sander Prendi, nga fshati Rreje e Veles ne Rubik te Mirdites. Pas hetimeve te kryera, policia deklaroi se i mituri ishte vetevarur.

17 prill 2007

Eni Lalo, vetem 10-vjec, ka lidhur litarin rreth qafes per t'i dhene fund jetes se panisur mire. Ai u vetevar ne shtepine e tij, per shkaqe qe policia nuk i zbuloi dhe pse ne pyetje u moren familja.

26 Nentor 2006

Pasi kane tentuar ta perdhunojne, ka vendosur t'i jape fund jetes, duke pire helmin. Keshtu ka ndodhur me 11-vjecaren Xhilota Tafa, e cila nderroi jete nga fostoksina qe kishte pire.

11 Nentor 2006

Nazmi Bastani ka gjetur vdekjen duke perdorur substance helmuese. Ai ka marre fotoksine dhe ka gjetur vdekjen pak minuta me pas. Djali kishte pire helmin pas nje zenke me bashkemoshatare.

Vetevrasja

"Vetevrasja ndodh ne nje situate te veshtire psikologjike per personin, ne ate moment logjika nuk funksionon, ndjenjat jane te turbullta dhe mendimet e kane humbur komplet kthjelltesine. Zbrazetira qe njeriu ndjen e shtyn drejt veprimeve te pamenduara. Stresi qe ai ka, shume here mund ta coje ne kete fund te hidhur. Ne kete gjendje njeriu preferon vetevrasjen si zgjidhje, por nuk e kupton se ajo eshte zgjidhja me e keqe, madje nuk eshte aspak zgjidhje, eshte vetem fillimi i problemeve qe vijne me pas", shprehen psikologet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›