PS, pritet te mbledhe ne fundjave Asamblene Kombetare
Partia Socialiste pritet te mbledhe kete fundjave Asamblene Kombetare. Burime nga selia roze bejne te ditur se gjate mbledhjes se djeshme te sekretarit eshte diskutuar mbi kete pike, por ende nuk eshte vendosur konkretisht nje date. Ndersa, nga kontaktet qe jane zhvilluar me anetare e Asamblese mesohet se deri mbremjen e djeshme ende nuk kishte nje njoftim zyrtar. Ne kete mbledhje do te diskutohet ceshtja e bojkotit, rruga politike qe do te ndjekin socialist, si edhe do te percaktohet data per zhvillimin e Kongresit te Partise Socialiste, qe me shume gjasa mund te zhvillohet fillimvitin e ardhshem. Njeheresh do te vendoset dhe per mospjesemarrjen ne zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit.