E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, zbardhet padia për 14 zyrtarë

Raporti i Kontrollit për Tiranën dhe Durrësin: Pajisen me leje legalizimi banorë në zonat turistike.

Kontrolli i Shtetit çon në Prokurori 14 zyrtarë, ja sa dëm shkaktuan.

Dhanë tapi për shtesa katesh dhe objekte jashtë ligjit.

Shkeljet që janë kryer në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t në Tiranë dhe në Drejtorinë Rajonale në Durrës duket se nuk do të kalojnë lehtë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë tashmë kallëzimet respektive në Prokurori, ku lista përfshin 14 zyrtarë, punonjës në këto dy drejtori. Kallëzimi penal i bërë në muajin shkurt nga ana e KLSH-së përfshin emrat dhe pozicionet e punonjësve në drejtoritë e ALUIZNI-t dhe nga ana tjetër, jep detaje mbi dëmin që kanë shkaktuar ata dhe procedurat që nuk janë respektuar. Praktika abuzive që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka hasur më shpesh në kontrollet e tij në drejtorinë qendrore, por dhe atë rajonale të Durrësit është ajo e dhënies së lejes së legalizimit për parcela ndërtimore në kohën që dosjet nuk janë të plota. Janë kryer procedurat e legalizimit në një kohë që kërkesat dhe vetëdeklarimet sipas formularit A1, nuk janë nënshkruar nga punonjësit e njësisë bashkiake/punonjësi i njësisë së legalizimit, dhe nuk janë shoqëruar me vendimet për sheshet dhe lejet e ndërtimit të KRRT-së, planimetritë përkatëse dhe në përputhje me kërkesat e ligjit Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin ndërtimeve pa leje, si dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, thuhet në kallëzimin e KLSH-së. Moszbatimi me përpikëri i ligjit nga ana e zyrtarëve të ALUIZNI-t ka sjellë edhe një dëm të konsiderueshëm që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shkon në disa milionë lekë. Në objektet e legalizuara ka pasur mangësi procedurale në plotësimin e dosjeve, si dhe dokumentacioni i llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe penaliteteve për objektet me leje, me shtesa informale në ndërtim të objekteve, nuk është i plotë dhe i saktë, që ka sjellë si pasojë dëm në shumën 364 mijë eurove dhe 818 mijë lekë, të kryera këto në kundërshtim me VKM Për miratimin e kostos minimale fiskale në ndërtim dhe për mënyrën e përcaktimit të çmimit të shitjes së banesave, vlerëson KLSH. Në kallëzimin penal të dorëzuar në Prokurori, ky institucion bën edhe një ndarje të rasteve abuzive, kur janë kaluar dosje që legalizojnë parcela që nuk plotësojnë kriteret, lidhur me zonat që janë afër shinave të trenit, zona turistike, zona pranë rrugës kombëtare, apo më keq akoma, ka raste kur është dhënë leje për një ndërtim fantazmë që nuk ekzistonte në kohën e fotografimit ajror. Kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës dhe atë të Durrësit për rastet e abuzimit të hasura nga KLSH-ja janë të parat që vijnë pas ardhjes në krye të këtij institucioni të Bujar Leskajt. Pothuajse gjatë gjithë daljeve të tij në media apo gjatë analizës së kryer për vitin 2011-n, Leskaj ka theksuar se KLSH-ja do të ashpërsojë masat ndaj zyrtarëve që nuk zbatojnë ligjin dhe nga ana tjetër, do të përforcohet bashkëpunimi me Prokurorinë për të çuar para Drejtësisë abuzuesit.

Te kallezuarit dhe shkeljet
Të kallëzuarit

1. L.H., me detyrë drejtor i Drejtorisë së Legalizimit, Kompensimit dhe Urbanizimit.
2. E.P., me detyrë ish-përgjegjës i Sektorit të Legalizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
3. S.J., me detyrë specialist në Sektorin e Legalizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
4. M.S., me detyrë inspektor i Auditit të Brendshëm (por që ka punuar në cilësinë e specialistit në Sektorin e Legalizimit bazuar në praktikat dokumentare për praktikat).
5. G.D., me detyrë përgjegjës i Sektorit të Urbanizimit, Legalizimit dhe Urbanistikës, në ALUIZNI Durrës.
6. S.Ç., me detyrë specialist në Sektorin e GIS-it, në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
7. D.P., me detyrë specialist në Sektorin e Urbanizimit, në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
8. L. K., specialist në sektorin e Kompensimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
9. D.D., me detyrë specialist në Sektorin e Legalizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
10. A.D., me detyrë specialist në Sektorin e Legalizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
11. SH.L., me detyrë specialist në Sektorin e Urbanizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
12. A.K., me detyrë specialist i Sektorit të Urbanizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
13. B.D., me detyrë specialist i Sektorit të GIS-it, në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.
14. V.S., me detyrë specialist në Sektorin e Regjistrimit Fillestar, në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t, Tiranë.

Shkeljet/ Dokumentacioni që mungon në dosjet e legalizuara
-Vërtetimet e pronësisë dhe dokumentet për kalimin e pronësisë apo aktmarrëveshjet me pronarët në disa raste.
-Fotografitë e objektit në disa raste.
-Projekti i objektit për të cilin është nxjerrë leja e ndërtimit.
-Dokumenti vërtetues si përfaqësues juridik i shoqërisë, e cila sipas vetë deklarimit kërkon legalizim shtesë objekti në disa raste.
-Dokumenti i oponencës mbi qëndrueshmërinë konstruktive të objektit me sipërfaqe tej lejes së miratuar dhe dokumenti i deklaratës noteriale mbi qëndrueshmërinë konstruktive të objektit, nuk janë pjesë e dosjeve.
-Projekti i plotë arkitektonik i azhurnuar me shtesat e objektit nuk është me të dhëna të plota.
-Procesverbali i konstatimit të gjendjes ndërtimore të objekteve nuk janë pjesë e dosjes dhe me të dhëna të plota.
-Aktet e kualifikimit të objekteve nuk janë të plota.
-Aktet e kolaudimit të objekteve si pjesë e dosjeve nuk janë të plota.
-Formulari i certifikimit të dosjeve të legalizimit të shtesave informale në ndërtim të objektit me leje nuk është i plotë dhe nuk është pjesë e dosjes.

Raste legalizimesh ku nuk janë zbatuar kriteret
Në 7 raste rezulton se për objektet e legalizuara dhe parcelat ndërtimore nuk ka vetëdeklarim;
Në 5 raste rezulton se objektet e legalizuara dhe parcelat ndërtimore janë në zona turistike dhe pranë rrugës kombëtare;
Në 2 raste rezulton se objektet e legalizuara dhe parcelat ndërtimore janë në zona turistike;
Në 2 raste rezulton se objektet e legalizuara dhe parcelat ndërtimore janë pranë trasesë së trenit;
Në 1 rast është miratuar dhe lëshuar leje legalizimi për një objekt që nuk rezulton i ndërtuar në momentin e fotografimit ajror dhe nuk ka vetëdeklarim;
Në 1 rast rezulton se objekti i legalizuar dhe parcela ndërtimore janë pranë një objekti në zonë me vlera muzeale dhe historike;
Në 1 rast rezulton se objekti i legalizuar dhe parcela ndërtimore është pranë rrugës kombëtare dhe pranë trasesë së trenit;
Në 1 rast rezulton se objekti i legalizuar dhe parcela ndërtimore është pranë rrugës kombëtare;
Në 1 rast rezulton se objekti i legalizuar dhe parcela ndërtimore është brenda distancës nga rruga nacionale dhe pranë vijës bregdetare.

Leskaj: Do i rikthehemi sërish kontrollit në Drejtorinë Qendrore

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj

Drejtorisë Qendrore të Agjencisë së Legalizimit i është tërhequr vëmendja, ndoshta

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›