E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërohet për pushim drejtori i “Albpetrolit”

Paralajmërohet për largim nga detyra drejtori i kompanisë shtetërore “Albpetrol”.
 

Lajmi bëhet i ditur për “Ora News” nga burime pranë kësaj kompanie të cilat theksojnë se paralajmërimi është bërë nga ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës Nasip Naço.
 

Mësohet se paralajmërimi i ministrit ndaj drejtorit është bërë me arsyetimin për keqmenaxhim të kompanisë.
 

Ndërkohë kompania "Albpetrol" ka pronësi shtetërore ndërsa pritet privatizimi i saj pas miratimit nga Kuvendi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›