E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel pret Berishën: Në nëntor në Shqipëri

Kryeministri Berisha e njohu kongresmenin Engel me rezultatet e vizitës në SHBA dhe në veçanti, me takimin shumë miqësor me Sekretaren e Shtetit Clinton.

Më tej, vlerësoi kontributin e z. Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj. Gjatë takimit, Kryeministri e njohu kongresmenin Engel  me zhvillimet e fundit të rëndësishme në Shqipëri, në fushën politike, reformat e suksesshme, në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

“Forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Evropian”, theksoi Berisha.

Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit dhe situata në rajon. Në fund të takimit, kongresmeni Engel i ripohoi Kryeministrit Berisha angazhimin e tij për të vijuar e zgjeruar bashkëpunimin e shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe i premtoi se do të marrë pjesë në  festimet e 100 vjetorit të pavarësisë.

Gjithashtu, Berisha është pritur në një takim nga kryetari i Kongresit të SHBA-së, John Boehner Në lidhje me proceset integruese, Kryeministri Berisha e falenderoi përzemërsisht Kryetarin Boehner për mbështetjen e madhe të Presidentit, Kongresit dhe kombit amerikan për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri Berisha i theksoi Kryetarit Boehner se tani, prioritet kryesor i qeverisë shqiptare mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE. "Keni bërë një punë të mrekullueshme për ta çuar vendin në rrugën e duhur. Jemi shumë të kënaqur nga raportet që marrim mbi zhvillimet në Shqipëri", u shpreh z. Boehner, sipas Kryeministrisë. /Start/

                                                                                             2012-04-27 10:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›