Legalizimi i xhunglës

Të gjitha objektet që janë ndërtuar gjatë dhjetë vjetëve të fundit, e që nuk kanë leje ndërtimi, tash kanë një shans për t’u legalizuar.
Para një viti, Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka përpiluar një rregullore për legalizimin e ndërtimeve pa leje, mirëpo një ligj i tillë ende nuk është miratuar. Megjithëkëtë, edhe pa ligj, ajo ka vendosur të përpilojë një manual për legalizime. Kështu, para një muaji, është botuar ky lloj plani. Në këtë doracak, i cili do t’u shpërndahet edhe qytetarëve, janë disa kushte të parashtruara që e bëjnë shumë të thjeshtë një legalizim të tillë, pa marrë parasysh kohën e ndërtimit të këtyre objekteve.
Kushtet të cilat duhen plotësuar për legalizimin e një objekti që nuk ka leje të ndërtimit, sipas këtij manuali, janë: aspekti i sigurisë, aspekti social dhe infrastruktura sociale dhe teknike.
Muhamet Gashi, zëdhënës i Kuvendit Komunal të Prishtinës, thotë se manuali është vetëm një udhëzim për qytetarët, sepse në të janë të paraqitura kërkesat që duhen plotësuar për legalizim të këtyre objekteve.
“Manuali është vetëm një udhëzim, në të cilin janë disa pika të cilat duhet t’i plotësojë secili qytetar, i cili ka ndonjë objekt pa leje e që dëshiron ta legalizojë atë”, thotë Gashi për Express.
Por sipas Shemsi Veselit, shef i Grupit parlamentar të PDK’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, një rregullore e tillë nxirret duke u bazuar në ndonjë ligj.
“Është e habitshme, sepse pa miratimin e ligjit në Parlamentin e Kosovës për legalizimin e ndërtimeve pa leje, nuk e di se si mund të nxirret një rregullore dhe në bazë të saj të dalë doracaku”, thotë Veseli për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...