E Shtunë, 31 Tetor 2026

Startojnë me 31 euro

"…Ne do të operojmë në fillim me katër fluturime në javë, dy nga Gjeneva dhe dy nga Bazeli…" Pa filluar hala zyrtarisht operimet, kanë shitur rreth 15 për qind të biletave për sezonin veror. Fluksi i rezervimit të biletave edhe tash vazhdon të jetë tepër i madh. Këtë tollovi nuk po e realizon ndonjë agjenci ajrore e Kosovës, por kompania ajrore angleze, EasyJet, e cila më në fund plotësoi dëshirën e kosovarëve dhe mërgimtarëve për të udhëtuar shpesh dhe lirë.

EasyJet u licencua me zor para disa ditësh nga autoritetet kosovare. Avioni i parë me udhëtarë do të aterrojë më 16 qershor në Aeroportin e Prishtinës. Kosovarët këtu, e edhe në Zvicër, po nguten me rezervime vetëm që të mos u bien në dorë agjencive ajrore në Kosovë, të cilët tash sa vjet i kanë vjelë me çmimet e tyre astronomike.

Në një intervistë për Express, Peter Voets, menaxher i marketingut në EasyJet për Zvicër, Austri dhe Evropë Lindore, shprehet i befasuar me këtë masë të madhe të kërkesës për rezervime. Kjo, si duket, do t`i shtyjë ata që të rrisin numrin e udhëtimeve nga katër në më shumë brenda jave.

“Ne do të operojmë në fillim me katër fluturime në javë, dy nga Gjeneva dhe dy nga Bazeli”, tha Voets. Ai tregoi se edhe biletat janë mjaft të lira.

Oferta e tyre primare është me rreth 31.99 euro. Ky çmim, sipas tij, përfshin edhe të gjitha taksat. Çmimet do të lëvizin në nuanca të vogla në saje të kërkesave për bileta.

“Çmimet Prishtinë - Gjenevë dhe Prishtinë - Bazel do të fillojnë nga 31.99 euro për një drejtim, duke përfshirë të gjitha taksat”, tha ai. Ndryshimet në çmime, nuk nënkuptojnë vetëm ngritje, por edhe ulje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›