Legjenda e F1 Vettel Kam shume rruge per te bere

Që tani ka shënuar emrin mes legjendave të Formula 1, por Sebastian Vettel kërkon t’i kalojë të gjithë për t’u bërë numri një në historinë e sportit më të rëndësishëm të aqutomobilizmit. Dhe dëshira e tij e tij nuk është pa baza. Vetëm 24-vjeç, gjermani mban rekordin si piloti më i ri që ka fituar dy herë radhazi titullin kampion.
Por, Vettel i ka idetë e qarta. Ai kërkon të vazhdojë rrugën e sukseseve edhe në të ardhmen. “Po përjetoj periudhën më të bukur të karrierës sime dhe jam i kënaqur për këtë. Sigurisht, nuk dua të ndalem këtu. Dua të fitoj akoma më shumë në të ardhmen. Më bëhet qejfi kur krahasohem em emrat e mëdhenj të Formula 1, por kam akoma shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Vettel, i cili ka vizituar fabrikën e skuderisë Red Bull, ku ka ndarë suksesin me mekanikët që kanë ndërtuar makinën e tij fituese. E ardhmja e pilotit gjerman është e sigurt, pasi ende pa u mbyllur ky botëror i Formula 1, ai kërkohet nga skuderia Ferrari.
Gjithsesi, Vettel ka lënë në pritje italianët, duke u shprehur se do të respektojë kontratën me red Bull. “Jam i lumtur këtu dhe kam një kontratë për të respektuar. Nuk mund të them më shumë për të ardhmen time”, ka përfunduar piloti gjerman, që megjithëse ka fituar titullin kampion ka premtuar se do të japë maksimumin në garat e mbetura të këtij Botërori në Formula 1.
Nertan Prifti