E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjenda e ciklizmit Edi Merks merr titullin e Legjionit te Nderit

Ai që është cilësuar shpesh si më i madhi çiklist i të gjitha kohëve, mori më në fund vlerësimin më të lartë nga një vend fqinj. Edi Merks, i mbiquajtur “kanibali”, u lartësua me Legjionin francez të Nderit, në shkallën më të lartë të tij, titull që iu dha nga vetë presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi në pallatin “Elize”.

Për 66-vjeçarin u dha Kryqi i madh i Legjionit të Nderit, ndërsa që në vitin 1975, ndërsa ende garonte, fitoi titullin e Kavalierit të Legjionit të Nderit.
Merks është belg dhe është i vetmi çiklist në histori që fitoi 5 herë Turin e Francës dhe 5 herë Xhiron e Italisë, dy kampionatet më të mëdhenj çiklistikë të botës.

Jo vetëm kaq, pasi Merks fitoi edhe rrethin çiklistik të Spanjës, të quajtur Vuelta si dhe mori 3 herë titullin e kampionit të botës. Ai vendosi në kohën e tij edhe rekordin e orës si dhe fitoi 31 gara një ditore, diçka që nuk e ka realizuar asnjë kampion i këtij sporti gjatë gjithë historisë.

Ndër garat njëditore, ai është i famshëm për 7 fitoret në Milano-San Remo, 5 fitoret në Liezh-Bastonj-Liezh, 3 sukseset në Paris-Rube si dhe 7 triumfet në atë që sot njihet si turi botëror. Në të gjitha këto gara ai është rekordmen i fitoreve, me përjashtim të Paris-Rube ku mban vendin e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›