Liga e Europes/ Luhen ndeshjet e fundit ne grupe
Totenham Hotspur është viktima më e madhe e ndeshjeve të fundit në grupe, luajtur në orën 19:00 në Ligën e Europës.
Skuadra angleze fitoi 4-0 në Irlandë ndaj Shamrokut vendas, por kjo nuk i vlejti pasi Rubin i Kazanjit barazoi 1-1 në Selanik ndaj PAOK-ut vendas, duke marrë pikën që i duhej.
Rusët barazuan në 48’ me anë të Nelson Valdesit, ndonëse pësuan gol në 16’ pasi Vierinja shënoi me penallti dhe Rizhikov doli me karton të kuq në 13’. Për Totenhamin shënuan Pienar, Sandro, Defo dhe Kejn. Kjo, në grupin A.
Në Grupin B, Standard I Liezhit fitoi 1-0 në fushën e Kopenhagenit, ndërsa Hanover mundi Vorsklën 3-1, ndërsa në këtë grup gjithçka ishte vendosur, pasi Standard dhe Hanover ishin kualifikuar që më parë.
Në Grupin C, në Tel Aviv, izraelitët e Hapoelit ia dolën të fitonin 2-0 ndaj Legias së Varshavës, edhe pse luajtën me 10 vetë që nga minuta e 63-të kur Shish doli ne karton të kuq. Toama në pjesën e parë dhe Jadin në të dytën shënuan golat. PSV fitoi 2-1 ndaj Rapidit të Bukureshtit, me gola të shënuar në minutat e fundit. Manolev dhe Matavz shënuan për vendasit dhe Panku për miqtë. Gjithsesi, edhe në këtë grup, gjithçka kishte përfunduar pa nisur ndeshjet, pasi PSV dhe Legia ishin të kualifikuar.
Duke u kthyer tek ndeshja Hanover-Vorskla, mesfushori shqiptar Altin Lala ishte në fushë për Hanoverin, madje ishte kapiten për herë të parë pas shumë vitesh, ashtu si edhe kosovar Januzi për Vorsklën. Ky i fundit mori karton të verdhë, ndërsa Armend Dallku nuk luajti.
Në ndeshjet e orës 21:00, u kualifikuan edhe Metalist, AZ Alkmar, Braga, Klub Bryzh, Atletiko Madrid, Udineze.