E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, 34 milionë euro për Higuainin

Chelsea është e gatshme të ofrojë 34 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain ka njoftuar e përditshmja angleze Daily Star, të enjten.

Klubi londinez do të bëjë përpjekje për transferimin e reprezentuesit argjentinas gjatë afatit kalimtar të janarit.

Menaxheri i Chelseas, synon të sjell Higuainin në Stamford Bridge duke e shndërruar në partner të Didier Drogbas por edhe ta shfrytëzojë si zëvendësim për sulmuesin e Bregut të Fildishtë i cili në janar do të shkojë në Kupën e Afrikës, së bashku me Salomon Kaloun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›