E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres nuk është në shitje

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka insistuar se sulmuesi Fernando Torres nuk është në shitje “për çfarëdo çmimi”.

Villas-Boas iu përgjigj spekulimeve se Torres do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit pas një viti dëshpërues në Stamford Bridge.

“Nuk është e vërtetë, ai nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. Jemi të sigurt se sa herë që inkuadrohet, ai përgjigjet me kualitet dhe talentin që ka. Duam të marrim vendimet më të mira për ekipin”, tha Villas-Boas për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›