Guardiola i shqetesuar pas demtimit te sulmuesit David Vija
Fitorja e thellë dhe kalimi në finalen e kupës së botës për klubet ishte një arritje e madhe, por e nxirë jo pak nga dëmtimi i njërit prej lojtarëve më të mirë. Barcelona mori një goditje pas fitores 4-0 ndaj Al Sadit të Katarit, pasi David Vija theu këmbën dhe besohet se do të mungojë 6 muaj. Trajneri Guardiola nuk e fsheh mërzinë.
“E di se Vija do të mungojë për një kohë të gjatë dhe do të jetë një humbje e madhe për ne. Natyrisht që nuk jemi aspak të kënaqur, jemi shumë të hidhëruar dhe duam që ai të kthehet sa më shpejt në fushë”, tha Guardiola.
Tashmë, do të luhet finalja ndaj Santosit brazilian, ekipit të Nejmarit dhe ekipit ku dikur ka luajtur Pele.
“Santos ka histori të madhe. Në kohën e Peles ishte një ekip i madh dhe tani është koha e një brezi tjetër të madh. Gjëja më e rëndësishme është që ata janë brazilianë dhe kjo do të thotë se janë shumë konkurrues, pasi kanë fituar 5 kupa të botës. Kemi përpara një ndeshje të rëndësishme, jemi me fat që do ta luajmë atë. Kam mësuar diçka për Santosin, por nuk e kam parë me sytë e mi, ndaj duhet ta mësoj tani”, u shpreh Guardiola.
Barcelona është favorite, por historikisht botërori i klubeve ka prodhuar të papritura dhe europianët kurrë nuk e kanë pasur të lehtë.