KOSH protestë para selisë së BE në Shkup
SHKUP- Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni sot pasdite do të mbajë protestë paqësore para selisë së BE-së në Shkup kundra diskriminimit social-ekonomik të shqiptarëve.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA e cila zbardh deklaratën e njërit prej anëtarëve të këtij këshilli Valon Kurtishi.Sipas Kurtishit protesta mbahet kundër diskriminimit socio-ekonomik të shqiptarëve.
“Kjo protestë do të jetë një mesazh kundër diskriminimit të shqiptarëve në IRJM, por gjithashtu është edhe një promovim i KOSH si një lëvizje civile alternative partiake”, deklaroi Valon Kurtishi, kryetari i organizatës Illyricum Libertas me seli në Tetovë.
(e.m/koha/BalkanWeb)