Stefa: Gjysma e PS do ike, Rama po ofron milioneret
Priten largime te tjera nga radhet e Partise Socialiste. Nje fakt te tille e ka paralajmeruar ish-deputetja dhe ish-anetarja e Asamblese se kesaj partie, Rajmonda Stefa. Madje ajo ka shkuar me tej, teksa eshte shprehur se largimet me te medha pritet te startojne ne gjysmen e pare te vitit te ardhshem, dhe deri ne zgjedhjet vendore per shkak te politikes se mbrapshte dhe autoritare te kreut socialist Edi Rama, do te kete dhe rrjedhje te tjera. "Rrjedhjet kane filluar qe ne Shkoder ku ka ikur gjysma e partise. Po ashtu kane ikur shume dhe ne Gjirokaster, per shkak te politikes se ndjekur nga Edi Rama. Nje gje e tille eshte perseritur dhe ne Lushnje", ka deklaruar ish-deputetja dhe ish-anetarja e Asamblese se PS, Rajmona Stefa. E menjanuar dhe nje nder kritiket e ashpra te kreut socialist Rama, ka paralajmeruar se afrimet e reja, te atyre qe kishin ikur me pare nga PS por dhe te atyre qe vijne rishtas ne kete parti, jane jo mbi idealet e majta por mbi eurot e vjedhura nga postet ministrore. "Me anetaresimin e Dritan Priftit ne PS dhe ne Grupin parlamentar te PS, shume nga anetaret e PS do te ikin, pasi futet si ideal vetem paraja, duke sherbyer si kriter per te qene ne forumet drejtuese te Partise Socialiste. Dhe ky veprim nuk po ndodh vetem ne Tirane, por dhe ne Fier, Lushnje, Gjirokaster, Shkoder e kudo", nenvizon Stefa. Per te cilen, me kete menyre drejtimi qe po i behet PS nga Edi Rama, socialistet rrezikojne shume ne zgjedhjet vendore. "Ideali dhe vlerat e socialisteve qe kane kontribuar per vite me radhe ne PS, barazohen me eurot e vjedhura ne postet ministrore. Nese vazhdohet ne kete rruge, me kete mendesi, me kete menyre drejtimi dhe vleresimi te vlerave te partise, deri ne zgjedhjet lokale pritet te largohet gjysma e PS", nenvizon Stefa. Deklaratat e Stefes, praktikisht e menjanuar nga PS, kane ardhur pas largimit te anetarit te Asamblese se PS, Ylli Manjani drejt Levizjes Socialiste per Integrim, e cila u be publike vetem dy dite me pare. Por, ne keto dy vitet e fundit pas percarjes se koalicionit te majte mes Partise Socialiste dhe LSI -se, levizjet nga selia roze tek kjo e fundit, kane qene jo te pakta. Afro dy muaj me pare deputeti i Qarkut te Gjirokastres, Vangjel Tavo u largua nga partia ku aderonte prej me teper se 15-vjetesh per t'iu bashkuar partise se Metes duke deklaruar se arsyeja e largimit eshte lidershipi aktual i PS, i cili sipas Tavos eshte lidership intrigant dhe qe cenon interesat partiake. Vetem nje muaj me pare kryetari i bashkise se Lushnjes, Albert Sanxhaku dhe 350 anetare te PS-se ne kete rreth, braktisen Partine Socialiste per t'u bashkuar me Levizjen Socialiste per Integrim. Ata e shpjeguan largimin me argumentin se nuk e gjenin dot me veten e tyre ne ate parti ku punohej kunder liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian te vendit. Nderkohe qe pritet te kete dhe levizje te tjera nga PS, duke perfshire serish, largim deputetesh dhe grupet e mbeshtetesve te tyre.