E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia bllokohet nga moti i keq shtyhet elsi-Man. UTD

Premier League Shtyhen pesë ndeshje, motivi i shtyrjes është siguria e tifozëve

Dëbora dhe akulli ndalin Premier League. Shtyhet “big match”-i i javës së 18-të mes Çelsit dhe Mançester Junajtid, programuar për sot në “Stamford Brigde”. “Londra është mbuluar nga një jorgan i bardhë. Vendimi, - shpjegojnë “Blues”-at, - është marrë pas konsultimeve me policinë dhe autoritetet lokale”. U shtyn edhe pesë ndeshje të tjera: Uigan-Aston Vila, Liverpul-Fulhem, Birminghem-Njukasëll, Arsenal-Stok Siti e Blekpul-Totenhem. Në Liverpul stadiumi ishte në gjendje të mirë, por u vendos, me ftesë të policisë, të mos luhej për shumë arsye sigurie. “Siguria e tifozëve qëndron para të gjithave, - shpjegon klubi. - Me gjithë terrenin e praktikueshëm, kushtet përreth stadiumit dhe për tifozët në udhëtim na detyruan të ndjekim këshillën e policisë për të shtyrë ndeshjen”. Klubi i Uiganit saktësoi se shtyrja erdhi për shkak të dëborës. Edhe arsyeja e Birmingemit ishte siguria. Siti i Blekpulit zyrtarizon se sfida e sotme ndaj Totenhemit nuk do të luhet, “për shkak të dëborës dhe temperaturave të ulëta nën zero”. Vetëm dy ndeshje janë luajtur sipas programit. Në të parën, Sanderlendi ka fituar 1-0 ndaj Boltonit, ndërsa Blekbërni ka barazuar 1-1 ndaj Uest Hem. Ndërkohë që janë marrë masa për shtyrjen edhe në kategoritë inferiore angleze, duke filluar që nga Championship. Gjithçka është ndaluar, ose thuajse, edhe në kampionatit skocez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›