E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava e legjionareve, fate te ndryshme

/* */

Çezena e Erjon Bogdanit pësoi humbjen e dytë në Serinë A, në po aq javë të luajtura. Sulmuesi shqiptar luajti si zevendësues nga minuta e 56-të në vend të Ghezal, por pa mundur të shmangë humbjen 1-0 në transfertë me Katanian. Të shtunën, Novara e Samir Ujkanit humbi 2-1 me Kajjarin. 

Lacio e Igli Tares dhe Lorik Canës humbi 2-1 në shtëpi me Xhenoan. Cana sapo është rikuperuar nga një dëmtim dhe nuk ishte pjesë e 18-shes. Lacio shënoi e para, me anë të Skullit, por Palaço dhe Kuçka përmbysën gjithçka. 
Në Superligën greke, PAS Janina e Andi Lilës fitoi 3-1 me Asteras Tripolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë. Kavajasi ishte ndër lojtarët më luftarakë të formacionit të Stefan Demol, dhe në minutën e 36-të u ndëshkua me karton të verdhë. Lojtari tjetër shqipar, Vila, nuk ishte thirrur në këtë takim. 

Në Bundesligën gjermane, Hanover 96 i Altin Lalës fitoi në shtëpi 2-1 me Borusian e Dortmundit, falë dy golave të realizuar harkun e tri minutave (87’ dhe 89’), duke përmbysur dizavantazhin. Kapiteni i Shqipërisë qëndroi gjatë gjithë kohës në stol. Vorskla e Armdend Dallkut dhe Ahmed Januzit humbi 1-0 me Shahktar Donteskun. Vetëm Januzi luajti në këtë takim.Legjionare, Lala, Lila, Bogdani, Januzi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›