E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Legjionarët"

Klodian Duro, “alergji” nga 11-metërsht qipriotë

Derbi i parë për Klodian Duron në kampionatin qipriot me fanellën e Omonias, ka qenë i hidhur. Ndaj Apoelit, mesfushori i kombëtares ka humbur një 11-metërsh që në minutën e tretë, kur rezultati ishte i bardhë. Duro goditi fort në të djathtë të portierit, por ky i fundit reagoi saktë, duke e grushtuar topin. Kjo ishte penalltia e dytë e humbur për 31-vjeçarin. Më parë, Duro ka humbur një të tillë në ndeshjen paraeliminatore të Kupës UEFA, ndaj Milanos së Kumanovës. Ai ka qenë deciziv për Omonian, por me sa duket penalltitë i janë kthyer në një makth, ndërkohë që te Tirana gjithnjë ka qenë i saktë.

------------------------------------------------------------Hyka, më shumë minuta aktivizimi te Mainci

Pas një aktivizimi thuajse qesharak, më në fund trajneri i Maincit, Jorn Andersen i ka besuar mesfushorit të kombëtares, Jahmir Hyka, 33 minuta lojë. 20-vjeçari u fut në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes me Alemania Ahen, por nuk arriti të kthente gjërat për Maincin, që humbi 2-0. Pas kalimit me bujë te klubi gjerman i Bundesligës 2, disa probleme për klauzolat e kontratës e kthyen të riun në një lojtar stoli. Edhe mediat gjermane pranë Maincit kanë bërë të ditur se shqiptari duhet të luajë më shumë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›