E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjionarët

Notën 7, bashkë me Adrianon

Shtypi italian vlerëson Arjan Beqajn

Pavarësisht humbjes së Anorthosisit, portieri kuqezi Arjan Beqaj është vlerësuar maksimalisht nga shtypi italian. E mirënjohura "Gazzetta Dello Sport" i ka dhënë notën 7 Beqajt, që bashkë me autorin e golit për Interin, Adriano, ishin më të vlerësuarit e ndeshjes. Beqaj ka qenë i sigurt në pritjet e tij, sidomos ndaj gjuajtjeve të Ibrahimoviçit. "U vendosëm mirë në fushë dhe besoj se e meritonim një pikë, që do të ishte shumë e rëndësishme për ne. Megjithatë, na duhej vetëm pak fat,"ka thënë Beqaj pas ndeshjes për mediat qipriote. Ndërkohë, të hënën, 33-vjeçarin e pret derbi me Omonian, ku luan futbollisti tjetër i kombëtares, Klodian Duro.

-----------------------------------------Lorik Cana, i dyti për Marsejën

Futbollisti tjetër i kombëtares, Lorik Cana, i cili militon me skuadrën e tij, Olimpik i Marsejës, në grupet e Ligës së Kampioneve, ka qenë ndër më të vlerësuarit për ekipin e tij, por kjo nuk ka mjaftuar. Nota që ka marrë kapiteni shqiptar i Marsejës është 4.75, poshtë normales. Ai renditet i dyti për paraqitjen më të mirë nga lojtarët e Marsejës, pas portierit Mandada. Gjithsesi, për humbjen ndaj PSV-së, edhe Cana është bërë pjesë e kritikave në mediat franceze. "Pjesën e parë ditëm t'i mbajmë kundërshtarët, por në të dytën gjithçka u bë e vështirë për ne, sidomos pas golit. Pësuam dy gola shumë të shpejtë,"- pranoi Loriku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›