Legjitimoi kerkesat serbe

Organizatat e te drejtave te njeriut, shoqeria kosovare dhe mediat ne Kosove kane reaguar ashper ndaj pritjes qe i rezervoi Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama, homologut te saj serb. Ai kerkoi informacione ne lidhje me disa pohime te bera ne librin e ish-kryeprokurores se Hages, Karla Del Ponte, per trafik organesh te serbeve nga Kosova ne Shqiperi. Kryeprokurorja e Shqiperise, Ina Rama, ka hedhur poshte kerkesen serbe per hetime duke thene se akuzat jane hetuar nga autoritetet vendore dhe nga nje ekip i Gjykates se Hages. Ekzistojne mendime te ndryshme, nese ishte e drejte apo jo qe Ina Rama te priste ne zyren e saj prokurorin serb per krimet e luftes. Por ne Prishtine dominon mendimi qe Ina Rama, me vetedije apo jo duke pritur prokurorin serb per krimet e luftes ne zyren e saj, tentoi qe te materializonte nje genjeshter te madhe, ate qe perhapi zonja Karla Del Ponte ne librin e saj "Gjahu". "Populli serb, sigurisht i ndikuar nga partia serbe ka shkuar atje te kerkoje lejen per hetimet, per rastin per te cilin e ka parashtruar ish-kryeprokurorja e krimeve te Hages, thjesht nje genjeshter ordinere", u shpreh analisti kosovar per ceshtjet e Ballkanit. Sipas tij, tani ne menyre shume efikase po materializohet nga propaganda serbe, ne kete mozaik te genjeshtrave ka munguar vetem edhe nje detaj, ky ka qene takimi i Prokurores se Shqiperise, zonjes Ina Rama, per te takuar prokurorin serb per krimet e luftes. Ndaj takimit Rama-Vukcevic kane reaguar edhe mediat e Prishtines. Gazeta "Ekspres" kete takim e interpreton si nje ndihme te Shqiperise ne kauzen serbe. Kryeredaktori i kesaj gazete, Berat Buzhala, eshte shprehur se se pari ne kete rast ka te beje me nje takim te krereve te hetuesise se dy vende, pasi aty nuk eshte marre kurrfare gjykimi."Nese kryeprokurori serb per krime lufte ka kerkuar nje takim me kryeprokuroren shqiptare per nje ceshtje te caktuar, ka qene plotesisht normale", theksoi Buzhala. Ndersa nje shqiptar i Kosoves shprehet se "ne fakt me kete rast Shqiperia do te thote se ka ndihmuar Serbine, te propagandoje idene se UCK-ja ka bere krime ndaj serbeve ne Kosove". Nderkohe Beogradi po perpiqet qe permes hetimeve ne ceshtjen e trafikimit te organeve trupore, te demtoje imazhin e Kosoves ne bote, ne kohen kur shteti i ri ka aq shume nevoje per njohjen nderkombetare.
Nderkohe, Bexhet Shala, kryetar i Keshillit per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut thote se edhe ne kete rast, institucionet e Kosoves i japin hapesire Serbise, qe te vazhdoje te propagandoje genjeshtra. "Jogatishmeria per te nderruar veprime kunder nje shpifjeje ordinere, i ka krijuar nje avantazh Serbise. Atehere, vertet po krijohet nje pershtypje se atje paska pasur dicka", thote Shala. Ai po ashtu kritikon kryeprokuroren e shtetit te Shqiperise per pritjen qe i ka bere delegacionit serb ne Tirane. Shala thote se udhetimi i delegacionit serb ne Tirane deshmon edhe nje here qe institucionet e Kosoves nuk i kane kushtuar vemendje kesaj ceshtjeje. Sipas tij, keto institucione asnjehere nuk jane marre me ato shume masakra qe ka bere Serbia ne Kosove, nga spastrimi etnik, Serbia qe i ka bere krimet ne Kosove. "Ne si institucione, si kosovare nuk po mundemi te materializojme masakrat, vrasjet masive, krimet qe jane bere ne Kosove. E tash duhet te shikojme se cfare do te bejne prokurori nga Serbia dhe Ina Rama", shton ai. Perpos kesaj, Serbia do te kerkoje nga Keshilli i Evropes qe te binde Shqiperine, te bjere dakord per hetimet lidhur me akuzat per trafikim organesh nga pjesetaret e UCK-se. "Ne do ta cojme ceshtjen ne Keshillin e Evropes dhe do paraqesim atje te gjitha provat qe kemi", ka thene Bruno Vekaric, zedhenes i prokurorise serbe per krime lufte.
Ekspres: Shqiperia ndihmon Serbine per trafikun e organeve
Gazeta "Ekspres" ne artikullin e saj lidhur me ceshtjen e takimit nga ana e kryeprokurores Ina Rama eshte shprehur se Shqiperia ndihmon Serbine ne zbardhjen e se vertetes, pas pohimeve nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit te Hages, Carla Del Ponte se ushtaret e UCK-se kane trafikuar organet e roberve serbe. "Asnje krim qe eshte bere nga shteti i Serbise ndaj popullates civile gjate luftes se fundit ne Kosove, nuk eshte duke u hetuar. Madje, institucionet e Kosoves, as qe kane marre ndonjehere mundimin te bejne nje gje te tille, ndonese masakra e Recakut, Studimes, Abrise, Mejes dhe Suharekes, ende jane te fresketa", shkruan kjo gazete. Serbia me kete rast, ka emeruar nje prokuror serb per krimet e luftes, i cili nuk do t'i hetoje krimet qe ka bere Serbia, por krimet qe, sipas tyre, kane bere shqiptaret ndaj serbeve. Prokurori nga Serbia, Vladimir Vuckovic ka marre guximin te shkoje te henen ne Tirane per te shikuar vendin, ku Del Ponte thote se jane shitur organet e serbeve te vrare ne Kosove. Prokuroria e Pergjithshme, sipas komunikates, ka bere prezantimin e rezultateve te nje procesi inspektimi dhe verifikimi te perbashket qe kane zhvilluar hetues te ardhur nga Haga dhe prokuroreve te rrethit te Matit ne disa ambiente ne zonen e Burrelit.