E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama shet dosjen e Gerdecit

Ashtu si edhe ne disa ceshtje te tjera te rendesishme, edhe ne kete te Gerdecit, prokuroria vazhdon avazin e vjeter te saj: Shitjen e dosjes hetimore. Keshtu ka ndodhur edhe me shitjen ne tregun mediatik te disa e-maileve te Ministrit te Drejtesise Enkelejd Alibeaj te derguara ne nje adrese te Ministrise se Mbrojtjes kur ai ka qene keshilltar. Prokuroria politike e Ina Rames eshte aq trime dhe e pavarur sa te shkele ligjin edhe kunder Ministrit te Drejtesise. Nxjerrja ne treg, e materialeve te administruara ne nje dosje hetimore eshte nxjerrje e sekretit hetimor. Keto e-maile nuk jane siguruar nga gazetat, te cilat kane te drejte t'i sigurojne ne rruge te ndryshme dhe t'i botojne. Keto e-maile jane nxjerre nga kompjuteret e zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes te detyruar nga ligji dhe jane vene ne sherbim te hetimit per shkak te se drejtes qe prokuroreve u jep ligji. Por nese prokuroret kane te drejte te germojne ne cdo veprimtari, te hetojne dhe te arrijne ne konkluzione ligjore, ne asnje rast nuk kane te drejte te hetojne dhe te perdorin ligjin per llogari te gazetave. Por, shkelja e ligjit nga prokuroret nuk behet per te ndihmuar gazetat te shesin ndonje kopje. Prokuroria e ka bere kete veprim ne te gjitha rastet e ceshtjeve me ndjeshmeri politike. Nuk ka shqiptar te mos e kuptoje se prokuroria furnizon gazetat me te dhena sekrete te dosjeve hetimore ne te gjitha rastet kur kerkon te perbalte politikane apo personalitete qe mendojne ndryshe nga keta bandite qe marrin rrogen e shtetit dhe shkelin ligjet e shtetit edhe kunder zyrtareve te shtetit. Kur kete banditizem ia bejne Ministrit te tyre, mendoni se cfare i bejne nje qytetari te pambrojtur. Por Ministrit mire ia bejne, se kur u shkel ligjet ne urdhrin me telefon per te arrestuar nje qytetar te huaj ne aeroport, Ministri deklaroi se pergjegjesit do te paditen penalisht, por vetem kaq. Ai e harroi te nesermen ta ndjeke kete shkelje ne rruge ligjore. Tani, banditet e prokurorise, te mesuar t'u vene gjoba qytetareve, arrijne t'i vene gjobe edhe Ministrit te tyre dhe Ministri hesht. Mire t'i behet. Une nuk shqetesohem fare se keta prokurore te Ina Rames, ose Ina Rama vete personalisht i vune gjobe duke nxjerre ne treg nje komunikim konfidencial te Ministrit te tyre, por kjo metode komuniste dhe tipike e sigurimit te shtetit perdoret ndaj cdokujt qe do prokuroria. Jane nxjerre me dhjetera dokumente sekrete nga dosjet e prokuroreve, deri edhe video intime private, numra llogarish ne banka, deshmitare sekrete qe kane vene koken ne rrezik etj., dhe asnje prokuror nuk eshte pergjigjur para ligjit

per shkeljet e bera. Perkundrazi, Ina Rama, nje prej te akuzuarve te denoncuar ne prokurori per nxjerrje te sekretit hetimor, prokurorin Olsian Cela, nga te akuzuar e ngriti ne detyre duke e vene Kryeprokuror te Prokurorise se Krimeve te Renda. Dhe kur Kryeprokurorja jep shembullin personal te ngritjes ne detyre te nje prokurori qe vidhte materialet e dosjes hetimore dhe ia jepte nje gazete, pse nuk duhet ta bejne kete

veprim kriminal edhe prokuroret e tjere. Dhe e bejne edhe kunder Ministrit Alibeaj, sepse ky po ben nje ligj qe u heq imunitetin ketyre prokuroreve. Shitja e materialeve te dosjes hetimore te nje prej ceshtjeve me te rendesishme sic eshte ajo e Gerdecit, do te thote se Ina Rama po vazhdon punen per ta shkaterruar hetimin e kesaj ceshtjeje. Furnizimi i gazetave me lajme per e-maile te Alibeajt me Ministrine e Mbrojtjes do te thote te implikosh publikisht nje Minister me pergjegjesi ne nje ceshtje me ndjeshmeri politike. Askush nuk di se c'kane keto e-maile, por ajo qe mbetet tek ata qe lexojne gazetat, eshte se edhe Alibeaj eshte i implikuar me Gerdecin. Ky eshte edhe qellimi i Ina Rames. Ketu do te jemi dhe do te shohim se c'kane ato e-maile, ose ne rastin me te mire nuk do t'i permend njeri, por balten e hodhen ndaj Ministrit. Te gjithe ata qe lexuan palacollekun e gatuar nga Ina Rama kunder Alibeajt, tani mbajne ne kujtese se edhe Ministri i Drejtesise eshte i implikuar me Gerdecin. Por Alibeajt mire ia bejne. Te gjithe dje e komentonin si nje arritje te pavaresise se prokurorise. Aq e pavarur eshte prokuroria politike e Ina Rames sa nuk perdoret vetem kunder njerezve pa imunitet, por edhe kunder Ministrit

te vet. Analistet antiqeveritare arrinin deri aty sa ta mbronin kete veprim antiligjor te

kryeprokurores me argumentin se: keshtu ndodh edhe ne Amerike. Enkeled Alibeaj duhet te kerkoje hetim per nxjerrje te sekretit te dosjes hetimore te ceshtjes me te rendesishme aktualisht ne Shqiperi. Jo se u nxoren ne gazeta e-mailet e tij, por qe prokuroret te mos guxojne te perdorin ligjin dhe detyren e tyre per te sulmuar askend, asnje qytetar te lire. Nese Alibeaj nuk e ben kete ndjekje penale, le te jape doreheqjen, sepse kur nuk eshte ne gjendje te mbroje veten e tij, nuk eshte ne gjendje te mbroje as edhe nje qytetar te ketij vendi. Askush nuk ka me besim tek ai. Te gjithe do t'i japin te drejte Ina Rames dhe banditeve te prokurorise. Edhe ambasadoret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›