Galatasaray kërkon Buffonin

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 21:00
Gjiganti turk Galatasaray kërkon portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.
Lajmi vjen nga uebfaqja turke fotomac.com.tr që ka cituar presidentin e Galatasarayt Unal Aysal i cili konfirmoi interesimin për portierin e Bianconerëve dhe të Kombëtares italiane.
“Jemi në kontakt me Juventusin për Buffonin dhe do të mundohemi ta transferojmë në Galatasaray”, tha Aysal. Në rast të dështimit për blerjen e Buffonit, sipas Aysalit, Galatasaray do të vihet pas portierit të Fiorentinës, Sebastien Frey.